Vlorë/ Kolapsi për pronat, emërohet i 10-ti drejtues Hipoteke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tetorin e vitit të kaluar Hipoteka e Vlorës  u përfshi nga një ngërç i madh që po pengon ecurinë normale të veprimtarisë së institucionit. Askush nuk e merrte përsipër institucionit pas skandalit me pronat në bregdet dhe aso kohe dorëhiqeshin krerët e emëruar apo të komanduar edhe brenda dy javësh. Kështu ndodhi pikërisht me ish-drejtoreshën Elona Hodaj, si edhe zëvendësin e saj, Krenar Xhemali.

Por përplasjet për atë skandal pronash vijoi edhe më pas derisa mësohet se ditën e sotme është bërë edhe emërimi i një tjetër personi që pretendohet se do të drejtojë zyrën e zhurmshme të Hipotekës së Vlorës.

Tashmë i është besuar Bilbil Alisë ky post. Sipas të dhënave bëhet me dije se Alia ka ardhur pas largimit të një të komanduari që gjendej në atë detyrë, ku edhe ai ka paraqitur dorëheqjen për të mos qenë më në atë post. Për këtë shkak është kërkuar që një person tjetër të emërohet, vetëm e vetëm që të shmanget kolapsi në të cilin është futur drejtoria.

Kadastra e Vlorës prej kohësh është parë si një zonë “lufte”, pasi dy grupe të ndryshme pretendojnë për pronësinë e të njëjtës pronë në zonën e Jalës. Gjykata e Vlorës ka dhënë një vendim të formës së prerë për marrjen e pronës nga njëri prej grupet. Ndërsa Kadastra e Vlorës ka kërkuar prej kohësh pezullimin e këtij vendimi duke favorizuar palën tjetër. Pak javë më parë, një grup pune i Krimit Ekonomik çoi për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat. Menjëherë pas kësaj lëvizjeje, erdhi dorëheqja e nën-drejtorit të Kadastrës Ardian Mustës. n.k/Fjala.al/

 

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV