Marrëveshje e madhe/ Kosova siguron mbi 1.2 milionë vaksina nga Pfizer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije lajmin e fundit, një marrëveshje të madhe në kohë pandemia.

Janë siguruar mbi 1.2 milionë doza vaksine në marrëveshjen me Pfizer. Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, edhe pse shifrat kanë pësuar rënie.

Ndërkohë në procesi i vaksinimit po vazhdon të zbatohet në përputhje me të gjitha parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

Njoftimi i plotë

Kosova siguron 1.213.290 vaksina në marrëveshjen me Pfizer!

Është arritur marrëveshja me Pfizer për blerjen e 1.213.290 dozave të vaksinës COVID-19.

Ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës përballë Covid-19, duke ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe sistemin tonë shëndetësor.

Pas një pune intensive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ekipit Negociator të Vaksinës, Kosova ka siguruar doza të mjaftueshme për të kryer vaksinimin përtej grupeve prioritare në përputhje me Planin Shtetëror të Vaksinimit.

Kosova ka një kapacitet të zinxhirit të ftohtë për secilin lloj të vaksinave, duke mundësuar që ato të ruhen sipas standardeve.

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me një ritëm të shpejtë, për të arritur vaksinimin e 60% të qytetarëve deri në 2021.

Procesi i vaksinimit po vazhdon të zbatohet në përputhje me të gjitha parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafit mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19 dhe për hartimin e planit shtetëror të vaksinimit COVID-19. Vaksinimi masiv do të jetë një hap i rëndësishëm drejt fitores në luftën tonë kundër COVID-19, përfshirë aksesin e sigurt dhe të plotë në shërbimet vitale.

Lexo edhe :  Pritet të marrë postin kryesor të Gjermanisë, ja kush është kancelari i ri Friedrich Merz

Vaksinat kundër COVID-19 ofrojnë shpresë, por edhe më tej, do të duhet të kujtojmë masat parandaluese, të tilla si distanca sociale, maskat dhe ventilimi, duke shmangur grumbullimet dhe mjediset e brendshme, ndërsa higjiena e duarve duhet të vazhdojë të mbahet edhe pas vaksinimit.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit! Blushi dhe Haxhinasto takim në selinë e PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe një nga eksponentët më të rëndësishëm në PL Edmond Haxhinasto kanë...

FOTOLAJM/ Fero i jep fund beqarisë, reperi celebrohet me partneren misterioze

Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, i ka dhënë fund beqarisë pas divorcit të bujshëm nga modelja Arbenita Ismajli, disa muaj më...

Fitojnë kristiandemokratët, Nazarko: Shenjë e mirë dhe për Europën

Konservatorët e Friedrich Merz-it fituan zgjedhjet në Gjermani, shumë përpara partive rivale, por më pak se 30% e votave që prisnin. Fituesi tjetër ishte...

Ish kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dyshohet se po heton Roshin lidhur me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit për disa parregullsi të gjetura...

3 vite luftë në Ukrainë, BE miraton një tjetër paketë me sanksione ndaj Rusisë

Bashkimi Europian miratoi një tjetër paketë sanksionesh ndaj Rusisë. Lajmin e konfirmoi përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme Kaja Kallas e cila tha...

Lajme të tjera

Web TV