Modernizohet qendra shëndetësore në Belsh, Balla: Ofron shërbimin e urgjencës 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqërur nga Kryetari i Bashkisë, Arif Tafani pa nga afër ambjentet e qendrës shëndetësore në Belsh, e cila është rikonstruktuuar totalisht.

Qendra e re shëndetësore ofron shërbimin cilësor dhe me të gjitha kushtet për 14000 banorë , si edhe ofron shërbimin e urgjencës 24 orë për 33000 banorët e bashkisë; shërbimin e vaksinimit, check up, ambulator etj.

Në fjalën e tij Balla tha se gjendja në të cilën ndodhej kjo qendër e bënte të pamundur ofrimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz për qytetarët e Belshit.

“Me rikontruksionin e saj, tashmë banorët e Belshit, nuk kanë pse të udhëtojnë në Elbasan apo Tiranë për të marrë një shërbim në kushtet e duhura. Belshi është destinacion turistik dhe si itillë duhet të vijojë procesi i vaksinimit për të gjithë operatorët turistikë të hoteleve, restoranteve dhe bujtinave. Falenderoj gjith stafin shëndetësor të kësaj qendre për gjithë shërbimin që keni bërë, sepse jeni ju ata që arritëm që ne të jemi në këtë situatë. Procesi i vaksinimit ishte vendimtarë në fitoren e kësaj lufte, por pa punën tuaj beteja nuk do të ishte fituar”, deklaroi Balla.

Rikonstruksioni i kësaj Qendre Shëndetësore vjen në kuadër të projektit të 100 qendrave shëndetësore, financim i Ministrisë së Shëndetësisë.

Të fundit

Incidenti me Gjestin, G Bani pëjashtohet nga gara! Anulohet televotimi

Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai...

Veterani i luftës shkon të votojë i veshur me uniformën e UÇK-së

Të drejtën për të votuar e ka ushtruar sot edhe një nga veteranët e UÇK-së, Muhamet Kuka. Ai në qendrën e votimit ka shkuar i...

Zgjedhjet Parlamentare më 11 maj,KQZ:Regjistrimi i emigrantëve vetëm online,jo në terren

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, teksa ka folur për votën e diasprës, ka deklaruar se regjistrimi i emigrantëve vetëm online, jo në terren Kreu i...

Begaj vizitë dyditore në Mal të Zi, pritet nga homologu Milatovic

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare dyditore (9-10 shkurt) në Malin e Zi. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi sot një vizitë...

Protesta e opozitës/Policia arreston të riun që plagosi me lëndë piroteknike tre efektivë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të...

Lajme të tjera

Web TV