Spitali i Përrenjasit është pushtuar nga errësira totalë, kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Pacientët po qëndrojnë në errësirë totale.
Ndërkohë OSSHE nuk ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë, edhe pse si rregull Spitalet duhet të furnizohen me energji elektrike 24 orë.
Ndërkohë pacientët kanë bërë të ditur se nuk është hera e parë që mungon energjia elektrike në spitalin e Përrenjasit.
Mungesa e energjisë në institucionet shëndetësore jo vetëm përbën rrezik për mjekimin e pacientëve të spitalit por rrezikon edhe jetën e tyre.
Ky nuk është i vetmi rast kur spitali i Përrenjasit mbetet pa energji elektrike.
Pak ditë më parë, pas një aksidenti në Pishkash të Përrenjasit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë.
Ardian Vreto, vëllai i kreut të PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, ka qenë gjallë kur është dërguar në spitalin e Përrenjasit, ndërsa aty nuk kishte energji elektrike
Për këtë arsye të katër të aksidentuarit janë hipur sërish në autoambulancë për t’u nisur sërish në spital, por kësaj radhe në Librazhd.
Më pas policia konfirmoi se Ardian Vreto ndërroi më pas jetë në spitalin e Librazhdit pas një sorollatjeje më shumë se 40 minuta nga spitali në spital, pikërisht pas mungesës së energjisë elektrike në spitalin e Përrenjasit.