Videot në Tik Tok/ KLGJ me urgjencë për fatin e kryegjyqtares të Gjykatës së Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merr zhvillime te reja çështja e videove që dolën ne media të kryegjyqtares së Elbasanit. KLGJ ka futur me urgjencë në rend dite kërkesën e ILD për kryetaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Sensibiliteti që krijoi çështja në opinionin publik, për vetë faktin që qarku i Elbasanit mbetet problematik për shkallën e lartë të kriminalitetit, ndërkohë që gjyqtarja duket më e fokusuar tek imazhi i saj si show girl, duket se do të ketë pasoja për karrierën e saj.
Relator i çështjes është caktuar Maksim Qoku teksa ILD ka kërkuar pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtares.

Disa ditë më parë Kapedanit iu shfaqën disa video në aplikacionin ‘’Tik-Tok’’ nga automjeti dhe ambientet e Gjykatës së Elbasanit. Sipas ILD veprimet e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.
Kryegjyqtarja Kapedani e ka hedhur poshtë se ka një aplikacion të tillë, dhe se këto sulme kanë si qëllim që të përbaltin figurën e e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Të fundit

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Milan dhe Juventus, në garë për “dështakun” e sezonit

Sipas asaj që raporton “talkSport, Milan dhe Juventus kanë shtuar interesimin për Darwin Nunez. E ardhmja e sulmuesit uruguaian te Liverpool është në dyshim,...

Lajme të tjera

Web TV