Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur amerikane, Arlene Golonka.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur mbesa e saj, Stephanie Morton, e cila tha se aktorja vuante prej kohësh nga një sëmundje, ndërsa ndërroi jetë në banesën e saj në West Hollywood. Arlene Golonka u bë e njohur për përfshirjen në serialin “Mayberry RFD”, ku personifikohej si Millie Swanson.

Aktorja e nisi rrugën e artit në moshën 19-vjeçare, ku nisi të studionte për teatër në Nju Jork. Ajo mori pjesë në një sërë shfaqjesh teatrore, ku mund të përmendim: The Night Circus”, “Come Blow Your Horn”, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”.

Po ashtu, Golonka ka spikatur në shumë role e si në  filma të tjerë si: “The Busy Body”; “Airport 77”; “The In-Laws”; “Hang Em High”, etj.

Të fundit

Zyra Federale Kriminale Gjermane dhuron kompjuterë dhe monitorë për policinë shqiptare

100 000 euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra...

Çmimet e apartamenteve do të bien?/ Ekspertja: Tregu është bllokuar

Ndërtuesit dhe bizneset që operojnë në këtë sektor presin që trendi i çmimeve në sektorin e ndërtimit të ulet në muajt në vijim. Por ky...

Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.  Nga e diela, disa pjesë të...

“Boll ma, tokë e xanun”/ Aksioni për lirimin e hapësirave mbërrin në Theth

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka mbërritur në Theth, ku kanë nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kryetari i Bashkisë së...

“Ku e merrni benzinën? Ju vidhni shtetin…”/ Debatet e Mehmet Shehut në Kombinat më 1966!

Pasioni për të pasur një motor, ka qenë i jashtëzakonshëm veçanërisht në vitet e socializmit, nga të rinjtë, kryesisht, por jo të gjithë e...

Lajme të tjera

Web TV