SHÇBA dhe SPAK arrestojnë inspektorin e Zjarrfikëses në Fier, i merrte lekë bizneseve që mos ti gjobiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektori i Zjarrfikëses në Fier është arrestuar sot nga SHÇBA dhe SPAK, i akuzuar për korrupsion, pasi dyshohet se i merrte para bizneseve në mënyrë që të mos i gjobiste.

Me një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se në pranga ka rënë 53-vjeçari me inicialet  K.R., me detyrë Inspektor i parandalimin në Shërbimin e Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit (MNZSH) pranë Bashkisë Fier. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi disa mujor të SHÇBA, nën drejtimin e SPAK

53-vjeçari dyshohet se ka keqpërdorur atributet ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.

Atij iu sekuestruan 32,000 lekë, të dyshuara si produkt i ndërveprimeve korruptive, një thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën dhe një shkop bejsbolli. Thikën dhe shkopin e bejsbollit, 53-vjeçari i mbante me vete gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Të fundit

Kush janë dy figurat kryesore të PD që mungojnë në protestën e opozitës?

Partia Demokratike ka zbritur sot në sheh kundër qeverisë. Me mijëra militantë janë mbledhur para Kryeministrisë, protestë që vjen...

Pse opozita nuk po fiton zgjedhjet? Agron Duka: Janë bërë gabime të jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në një intervistë për News 24, teksa merrte pjesë nën protestën e PD, u pyet se përse...

Rama zbulon shifrat/ “560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit”

560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit. Këtë shifër e zbuloi kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale. Kreu...

Opozita zbret në shesh, protestë kombëtare para Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive pas akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben...

Berisha del nga selia e PD-së, nis marshimin me militantët drejt kryeministrisë

Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së, rreth gjsyëm orë pasi duhej të niste protesta e opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë. Berisha është i shoqëruar...

Lajme të tjera

Web TV