Përgatitjet për qendrat shëndetësore verore/ Manastirliu: Teste të shpejta të Covid-19 për turistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen për hapjen e qendrave shëndetësore verore në 15 qershor, ku për herë të parë do të përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me Covid 19, për një sezon turistik të sigurt

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen për hapjen e qendrave shëndetësore verore në 15 qershor, ku për herë të parë do të përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me Covid 19, për një sezon turistik të sigurt.

Nga qendra shëndetësore e Velipojës, Manastirliu tha se këtë vit janë 29 qendra shëndetësore verore, nga veriu në jug, që do të jenë në shërbim të turistëve vendas dhe të huaj.

“Ne kemi filluar edhe programin e trajnimit, ashtu sikurse bëjmë çdo vit, me mjekët dhe infermierët e qendrave verore, që janë 29 në këtë vit, të cilat do të hapen në datë 15 qershor. Trajnimi i stafeve është fokusi kryesor, sepse do të jenë më shumë se 170 mjekë dhe infermierë të angazhuar në të gjitha qendrat verore”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha, se përveç 29 qendrave shëndetësore, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.

“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë 14 postacione fikse, ku do të vendosen autoambulancat të pajisura me të gjitha mjetet përkatëse dhe stafet gjithashtu, të cilët do të bëjnë koordinimin sipas rretheve të përcaktuara në planin e punës së Urgjencës Kombëtare, në mënyrë që të kemi akses sa më të shpejtë, t’i shkojmë pacientit apo qytetarit në kohë dhe më pas të referohet në strukturat shëndetësore për të marrë shërbim”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota

Këtë vit në qendrat shëndetësore do të ketë teste të shpejta për pushuesit në qendrat shëndetësore verore.

“Risia në këtë vit do të jetë përfshirja edhe e testit të shpejtë në strukturat e qendrave shëndetësore verore. Trajnimi i stafeve ka filluar gjithashtu. Dhe organizimi i punës në nivel territorial, në mënyrë që në momentin që do të ketë një njeri të dyshuar apo të konstatuar, të diagnostikuar me Covid 19, të referojë direkt strukturat e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, përsa i përket gjithë masave të izolimit të rasteve, në mënyrë që të kemi ndërprerje të menjëhershme të zinxhirit të infeksionit”, tha Manastirliu.

Të fundit

Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës për të kaluar fundjavën

Dhjetëra autobusë dhe furgonë me vizitorë nga Shqipëria kaluan paraditen e së shtunës në pikën kufitare të Morinës, me...

Parlamenti Europian: Mazhoranca pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e 11 Majit

Një studim i kërkuar nga Parlamenti Evropian, i cili është publikuar në fillim të vitit, vëren se mazhoranca socialiste qeverisëse “pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet...

Sëmundjet autoimune në rritje, si ndikoi Covid-19 në sistemin imunitar

Covid-19 krahas shumë problemeve që shkaktoi në popullatën botërore, zgjoi më herët edhe sëmundjet autoimune. Pas pandemisë mjekët po konstatojnë dyfishim të sëmundjeve kur...

Berisha prezanton programin për shëndetësitë/Premtimet i realizojmë në 100 ditët e para

Sistemi i shëndetësisë për kryetarin e PD, Sali Berisha është në një situatë emergjente pasi ka dështuar që të ofrojë shërbime ndaj qytetarëve. Në...

Spiropali: Bektashinjtë, faktor i rëndësishëm i bashkimit të shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Spiropali u shpreh në...

Lajme të tjera

Web TV