Merkato e dimrit, Partizani me ndryshime rrënjësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është faktuar tashmë se sa herë që skuadra e Partizanit bën merkato të mëdha, aq herë i dalin dështime.

Vlen të përmendet që situata e krijuar nga merkatoja e verës, ku “Demave” iu bashkuan lojtarë të kushtueshëm si William Cordero dhe Aristotelos Romero, të cilët mund të thuhet se rezultuan një “dështim” për kryeqytetasit.

Mund të themi se edhe para dy viteve në sezonin 2017-2018, sezoni nisi me rroga të larta e shpenzime të mëdha në merkato. Merkatot e shtrenjta si në lojtar edhe ajo e trajnerëve, këtë vit me Franko Lerdën e para dy viteve Mark Iuliano po ashtu ndikuan në rënien e kësaj skuadre.

Në merkaton e kësaj vere drejtuesit e të kuqve ndryshuan strukturën e skuadrës, por rezultatet mund të shikohen vetë në këtë gjashtë mujor të ndryshimeve.

Drejtori Ekzekutiv i Partizanit, Olsi Rama, i cili ka 18 muaj në krye të këtij klubi arriti që të triumfonte dhe të bënte të mundur shpalljen kampion të kryeqytetasve gjë që nuk ishte arrirë që prej vitit 1993, por nga ana tjetër ndryshimet e aprovuara prej tij rezultuan fatale për këtë sezon.

Ndërkohë edhe nga merkato e dimrit pritet që të ketë ndryshime të mëdha në këtë skuadër dhe kjo prej rezultateve shumë të ulëta që janë shfaqur në këtë gjashtë mujor.

Më shumë për një largim të mundshëm nga “Demat” rrezikojnë ata që u bashkuan skuadrës me më shumë bujë e që i kushtuan shifra të larta./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV