SHËNGJIN- Bregdeti i Shëngjinit është “pushtuar” nga të rinj të ardhur nga Shqipëria dhe e gjithë bota, duke i dhënë frymëmarrje turizmit, pas një viti të vështirë si shkak i pandemisë COVID-19.
75 artistë me famë botërore, do të luajnë muzikë në festivalin ndërkombëtar të muzikës Elektronike UNUM, për 5 ditë me radhë,përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e Ranës së Hedhun.
Të rinjtë pjesëmarrës në këtë festival thonë se iu kishin munguar festa të tilla, ndërsa vlerësojnë maksimalisht bukuritë e Shëngjinit dhe Shqipërisë në tërësi.
“Është hera e parë këtu. Është mrekullueshëm. Shëngjin është vërtet i mrekullueshëm. Më pëlqen për plazhin, njerëzit, ushqim”, tha një turist i huaj.
“Është shumë e bukur Shqipëria. Për malet, njerëzit dhe ushqimin”, u shpreh një Angleze.