Ministrat e G7 arrijnë marrëveshjen “historike” për taksimin global

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Financës të G7(grupit të shtatë vendeve më të industrializuara) kanë arritur një marrëveshje “historike” mbi taksimin global.

Lajmin bëri të ditur Kancelari Anglez i Thesarit, Rishi Sunak.

Marrëveshja “mbi parimin e një norme minimale globale prej 15% për taksimin e kompanive të mëdha, të aplikuara nga vendi në vend“, shkroi Kancelari Britanik në Twitter, duke folur për “një shtrëngim të shmangies së taksave” që do të ngarkojë “pjesën e drejtë” për shumëkombëshet Big Tech.

Sipas tij, “kompanitë më të mëdha globale, me marzhe fitimi të paktën 10%, do të shohin 20% të të gjitha fitimeve mbi këtë prag të rialokohen dhe të taksohen në vendet ku ata bëjnë shitje“.

Ministrat e financave të G7 kanë bërë, një marrëveshje për një normë minimale globale prej 15%, një “angazhim të paparë që do t’i japë fund garës për në fund të taksimit të korporatave, duke siguruar drejtësi për punëtorët në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën”, tha Sekretarja e thesarit e SHBA Janet Yellen tha në një deklaratë.

Sot në Londër ne bëmë një hap të madh drejt një marrëveshjeje të paparë globale mbi reformën e taksave të korporatave. Ishte një takim shumë pozitiv që na lejoi të ndërtonim ura për çështje thelbësore“, deklaroi Komisioneri Paolo Gentiloni.

Shanset për një marrëveshje globale janë rritur shumë. Tani duhet të kalojmë në miljen e fundit për të zgjeruar këtë konsensus për anëtarët e G20 dhe të gjitha vendet e përfshira në kornizën përfshirëse të OECD.

Komisioni do të kontribuojë në mënyrë aktive në këto diskutime të vazhdueshme shumëpalëshe për të siguruar arritjen e një marrëveshje ambicioze në korrik ”, përfundon ai.

Lexo edhe :  Takimi i shumëpritur ndodhi! Kancelari gjerman, në Shtëpinë e Bardhë me Trump

 

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 85.4 lekë dhe shitet me 86.6 lekë. Euro blihet me 97.6...

Mosfunksionimi i radarit në aeroportin e Napolit anulon 45 fluturime

Një dështim i radarit në aeroportin më të madh në qytetin jugor italian Napoli ka çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe në vonesa...

Studiuesit zbulojnë depozita të mëdha ari

Rezervat më të mëdha të arit në Tokë nuk ndodhen në depo të njohura si Fort Knox, por thellë, nën më shumë se 3...

“Qetësohen” çmimet në maj! Inflacioni zbret në 2.2%, argëtimi bëhet më i shtrenjtë

Çmimet e mallrave të konsumit janë rritur më ngadalë në muajin maj, në krahasim me prillin, kur inflacioni arriti nivelin më të lartë në...

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojë

Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po imponon zgjidhje të pashembullta për të mbajtur të angazhuar moshën e tretë. Në kuadër të përpjekjeve për...

Lajme të tjera

Web TV