“Nuk nxjerrim dot fëmijët”, seks dhe drogë tek ish godina e fabrikës në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korçës që ndodhet jo më larg se 1 metër distancë mund të shembet prej amortizimit.

Kjo fabrikë e dalë jashtë funksionit, e ndërtuar në vitet 1945, tashmë është kthyer në një ngrehinë të rrezikshme për pallatin ngjitur, por edhe për kalimtarët që kalojnë nëpër ngushticën ndërmjet dy godinave. Tullat e godinës kanë filluar të bien, ndaj banorët për të hyrë në pallatin e tyre çdo ditë rrezikojnë jetën.

Përveç rrezikut të shembjes, banorët e këtij pallati ankohen në Fiks Fare se kjo godinë është kthyer edhe ne një vatër sëmundjesh, pasi ambientet në të janë plot plehra dhe me fekale. Ata shtojnë se kjo godinë është kthyer në një strehë për përdoruesit e drogave dhe bazë për të kryer vepra të turpshme.

“Kemi fëmije dhe vajza, por për shkak se aty bëhet gjithçka kemi frikë dhe turp t’i nxjerrim në dritare apo në oborr” shprehet një banor i pallatit.”Kemi 5-vite që ankohemi pranë Bashkisë së Korçës, por deri më tani asnjë ndërhyrje nuk është bërë. Te vetmen gjë që bënë është vendosja e dy tabelave paralajmëruese ku shkruhet: ‘Kujdes rrezik shembje’ ” pohon një tjetër banor. Ata kërkojnë që godina e rrënuar e ish fabrikës së miellit të shembet, para se të shkaktojë ndonjë tragjedi.

Gazetarët e Fiksit pas shqetësimit të banorëve u interesuan pranë Bashkisë Korçë. Kryeinspektori i I.M.T-së zoti Idlir Limllari shprehet se është i njohur me problemin dhe u jep të drejtë banorëve. Aqi sqaron se godina ka vite që është privatizuar ndaj edhe I.M.T nuk mund të ndërhyjë në prishjen e saj. ” Ne kemi ndërhyrë dy herë në godinë pas ankesave të banorëve, kemi pastruar tullat për mos rënë, por nuk mund të bëjmë më shumë se kaq” u shpreh Limllari. Për të qetësuar banorët por edhe për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se sa rrezikon kjo godinë shembjen , Limllari sqaron se godina është e amortizuar, por është e ndërtuar me beton arme dhe kjo përjashton rrezikun e shembjes.

Lexo edhe :  Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

I pyetur se nëse situata është e tillë pse janë vënë tabela sinjalizuese ku tregojnë rrezik shembje, Limllari shpjegon se është gabim “do i heqim ato dhe do vëmë tabela ku do të tregojnë që ka rrezik vetëm për rënie tullash, jo për shembje”. Në fund kryeinspektori i IMT-së Korçë premton se do të ndërhyjnë në godinë për ta pastruar./TCH

Të fundit

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës armët e para me rreze

Ukraina do të marrë grupin e parë të sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga Gjermania në fund...

Takimi i Laert Haxhiut me modelen, ish-drejtori i burgut nën hetim!

Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës. Fatjon Fasho,...

“Nisën shembjen pa asnjë dokument”, flet turisti: Do ankohem tek ambasada britanike

Krahas pronarëve të ndërtimeve pa leje në Theth, që po shemben nga IKMT, të revoltuar shprehen edhe pushuesit që janë akomoduar në këto objekte...

Ndërtim pa leje në Voskopojë, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat. Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje...

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat...

Lajme të tjera

Web TV