Policia greke shkatërron rrjetin e kokainës në Mikonos/ Arrestohet shqiptari i rrezikshëm (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka arritur të shkatërrojë një rrjet të madh të trafikut të kokainës në ishullin Mikonos. Në krye të rrjetit kriminal është identifikuar shtetasi shqiptar Gjergj Kapaj.

Gjatë operacionit të fshehtë u përdorën edhe dronë, ndërkohë që policia arriti të arrestojë 4 persona, si dhe sekuestroi armë, makina dhe lëndë narkotike. Hetimet për grupin e trafikut të kokainës filluan në tetor të vitit të kaluar, pasi policia zbuloi se grupi e trafikonte drogën nga Holanda dhe më pas e shpërndante në Mikonos.

Kreu i grupit, Gjergji Kapaj, është një person shumë i njohur për autoritetet greke, pasi në vitin 2012 është arratisur nga spitali i burgut në Trikalla. Gjithashtu ai i ka shpëtuar edhe një atentati në vitin 2017. Në atentat mbeti i vrarë shoku i tij Roland Shembitrasi.

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV