Nis operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektorati Kombëtar për Mbrotjen e Territorit ka njoftuar  sot nisjen e operacionit të shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet. Kësisoj, aksioni nis sot me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në veri.

Operacioni, ka në plan shembjen në zonën e Velipojës të15 objekte të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30 sosh.

IKMT,  cili përmes një njoftimi dje bëri me dije detajet e operacionit për ditën e sotme. Objektet që do të shemben në Ksamil dhe Velipojë variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.

Përveç uniformave blu, për evidentimin e ndërtimeve pa leje pritet të vihen në punë edhe dronët super-intelegjentë, sistem i cili do të aplikohet në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me ekspertët turq. Këta dronë, do të prodhojnë të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik dhe hapësira të tjera.

 

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV