Takimi i Juristëve në Diasporë, Majko bën thirrjen: Angazhimi i përbashkët dhe një koncept që do të jetë në interes për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur këtë të hënë Takimi i Juristëve në Diasporë, ku bëhet prezantimi i rrjetit të profesionistëve, angazhimi i profesionistëve në fushën e drejtësisë në Diasporë dhe ndërveprimi i tyre me juristët në Shqipëri është një ndër qëllimet kryesore të këtij eventi.

Gjatë fjalës së tij në këtë event, ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko tha se ky takim duhet parë si një mekanizëm që lidh të dyja palët, juristët jashtë vendit dhe ata në Shqipëri për një angazhim të përbashkët.

Ky takim i sotëm nuk duhet parë si një koncept ‘le të flasim për jurisprudencën’, po si një mekainzëm që do të lidhë të dyja palët për një aganzhim të përbashkët. Ne e kemi shumë të vështirë të kuptojmë mekanizmat ose reflektime që duhet të vijnë nga protagonistët e fushës dhe besoj që “mësimdhënie” më të mirë për angazhimin e juristëve jashtë vendit në funksion dhe të interesave të drejtësië në Shqipëri mund ta japin vetëm juristët vet. Në këtë këndvështrim shpreh angazhimin maksimal lidhur me interesimin. Jo pa qëllim e nisa duke thënë se e ka të nevojshme shteti këtë komunikim me ju. Nuk dëshiroj ta merrni si një fjalor diplomatik. Mendoj se jemi ende në fillimet e një legjislacioni të ri që e kemi nisur nga zero”, tha Majko gjatë fjalës së tij.

Ministri Majko duke folur për rëndësinë e juristëve shqiptarë jashtë vendit tha se fjala e tyre ka nevojë për angazhim më të specifikuar kur bëhet fjalë2 për të drejtën e votës, marrëveshjet bilaterale që janë të lidhura me interesin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit siç janë marrëveshjet e pensioneve.

“Ajo që dëshiroj të nënvizoj është fakti që aktualisht zëri dhe fjala e juristëve ka nevojë për angazhim të specifikuar pasi bëhet fjalë për angazhim që nuk është thjesht retorikë po për çështjen e angazhimit për të drejtën e votës, për një avokati të fortë përsa i përket marrëveshjeve bilaterale që janë të lidhura me interesat e komuniteteve shqiptarë jashtë vendit siç janë marrëveshjet e pensioneve. Nuk po them se do të jeni protagonistë të mirëfilltë po ky dialog do të jetë nxitje për të reflektuar përballë njëri-tjetrit për ato që janë bërë apo nuk janë bërë për mirë. Pa diskutim angazhimi i përbashkët do të realizojë në vazhdim një koncept që do të jetë në interesin e përbashkët”, tha më tej Majko.

Lexo edhe :  Ambasadori britanik takon Dumanin: Mirëpresim hetimin e krimeve zgjedhore

Ministri Majko bëri thirrje për juristët jashtë vendit që të përfshihen në organizmat e drejtësisë në Shqipëri, siç është dhe shkolla e Magjistraturës, pasi siç u shpreh ai i gjithë kapitali njerëzor që po investohet për të ardhmen e shqiptarëve duhet të investohet dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Takimi i juristëve në Diasporë, Majko bën thirrjen: Angazhim i përbashkët për Shqipërinë

Të fundit

Berisha në burg?/ Shpërthen Ngjela: Është në hall të madh, partinë do ta marrë…

Ditën e sotme i ftuar në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela i cili ka folur...

Marrëzia e Donald Trump, që do t’i turpërojë Shtetet e Bashkuara

Më shumë se pesëqind vjet më parë, Machiavelli, filozofi i praktikës politike dhe republikanizmit modern, sugjeroi, në “Diskurset mbi Livy-in”, se “nganjëherë është veprim...

Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy skifterët ‘serialë’ në Vlorë

Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen “24 Maji”. Vlorë-Dy persona janë vendosur...

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Lajme të tjera

Web TV