Shoferi i dehur përplas 33-vjeçarin, arrestohet në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të ndryshëm të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Shoferi i njërës prej makinave,  një 42-vjeçar, raportohet se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe ka aksidentuar një 33-vjeçar ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se i lënduari shtetasi me iniciale E.K. ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

P.P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 18, Durrës, duke drejtuar mjetin tip” Benz”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin këmbësor E. K., 33 vjeç, banues në Durrës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin  e mjekëve.

Gjithashtu është vënë në pranga shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar në segmentin rrugor Thumanë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit

Kufizimi i automjeteve, eksperti: Të riformatohet infrastruktura rrugore

Teksa qeveria qendrore ka hedhur për konsultim një projektligj për kufizimin e përdorimit të automjeteve nga qytetarët, ekspertët e...

“Psikopat, i sëmurë”/ Kundër kujt shpërtheu kështu Egli?

G-Bani dhe Xumi bënë plan me njëri-tjetrin që të trembnin banorët e “Big Brother VIP 4”. Xumi ishte fshehur në një dollap të lavanderisë...

Po rritet euro! E nis vitin pozitivisht, rikuperohet edhe dollari e paundi

Monedha europiane e ka nisur vitin pozitivisht teksa është rritur me disa pikë. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë bën të ditur se euro...

Nga data 1 shkurt ulet çmimi i energjisë, ja cilat kategori do të prekë ky vendim

Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin...

Dosja Partizani/ Shtyhet seanca për Berishën, ja kur pritet të mbahet

Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes “Partizani”. Seanca e sotme u ndërpre pas 4.5 orësh për...

Lajme të tjera

Web TV