Një ngjarje e rëndë tronditi Librazhdin ditën e djeshme, ku shtetasi Qemal Bici masakroi me sëpatë gruan e tij Menturie Bici dhe më pas u vetëvar.
Krimi i rëndë në familje ka shokuar banorët e zonës dhe këdo që e ka marrë vesh, ndërsa më e rëndë ngjarja ka qenë padyshim për fëmijët e çiftit, pasi njëri nga ata i ka gjetur prindërit të pajetë dhe është përballur i pari me situatën shokuese.
Gjithashtu në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe kunati i Qemal Bicit, Fatmir Faqolli. Ai shprehet se është i habitur për vrasjen, ndëersa shton se çifti nuk ka patur asnjë konflikt (ndryshe nga sa u raportua në media se ndër shkaqet e vrasjes ishte xhelozia mes tyre). Faqolli u shpreh për mediat se Qemal dhe Menturie Bici kishin 35 vjet martesë.
“Qemali s’ka qenë i dhunshëm fare. Patën shkuar mirë, edhe neve na erdhi si habi kur e dëgjuam. Ai ishte mosha ime, moshë e vjetër, te 60 vjeç. Për çfarë do kemi më xhelozi, jemi pleq, nuk e bëjnë të rinjtë atë e jo më ne pleqtë. Unë jam familjar, po derisa nuk di gjë, ç’të them? Nuk di asgjë. Unë po them u habita kur e mora vesh, erdha menjëherë, me një frymë. Thashë si ka mundësi, si ka mundësi të ndodhë kjo gjë? Asnjë problem, as sherr, të gjitha në rregull, me shtëpi në Tiranë, me shtëpi këtu. Të gjitha, pra. U habitëm, u habitëm.”, tha ai