Gazetari Artan Hoxha ka publikuar dy foto në rrjetin e tij social facebook, pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, për të shkarkuar nga detyra me 104 vota pro, Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Hoxha ka postuar një foto ku shihet Meta me Sali Berishën dhe një tjetër ku është po Meta, duke ndezur qirinj me Baba Mondin. Mesa duket, Kreut të Shtetit nuk i ka bërë derman as Berisha dhe as vetë Baba Mondi apo vendi i shenjtë ku është lutur.
Më herët në Kuvend një deputet tha, se “Zoti të fal mëkatet shpirtërore dhe jo ato ligjore”.
Dy foto të publikuara me ironi nga Artan Hoxha, teksa me “shpërfillje” dhe thjeshtësi, “ngushëllon” Kreun e Shtetit pas vendimit të marrë kundër tij. “Jeta vazhdon”, shkruan Hoxha në facebook.