Ministrja Gjonaj njofton lehtësimin e masave në burgje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar masat lehtësuese për burgjet. Në një takim me drejtuesit e burgjeve ajo ka bërë me dije se do të rifillojë takimet e të dënuarve me familjarët, lejet e veçanta dhe aktivitetet sociale e kulturore.

Ajo thekson se të dënuarit mund të takojnë 1 herë në muaj familjarët, por këta të fundit duhet të paraqesin pranë burgut çertifikatë vaksinimi, test negativ ndaj COVID-19 apo test që provon se e ka kaluar COVID-19.

Të miturit mund të zhvillojnë 4 herë takim me familjarët në muaj. Po ashtu lejet e veçanta apo shpërblyese për të dënuarit mund të jepen vetëm për rastet mortore.

Gjithashtu do të fillojë në mënyrë të kufizuar aktivitetet sociale e kulturore nëpër burgje, sipas masave anticovid.

Mbi lehtësimin e masave, grup teknik i ngritur  në MD me personel shëndetësor kanë vlerësuar, kanë propozuar lehtësimin e disa masave për një periudhë të përkohshme, duke monitoruar situatën.

Sa i përket lehtësimit të masave kufizuese, për një periudhë të përkohshme, është bërë dhe një vlerësim të sugjerimeve, si dhe referuar disa praktikave të vendeve europiane që kanë filluar të lehtësojnë kufizimet duke mbajtur në konsideratë situatën e popullatës.

Lehtësimi i masave kufizuese në sistemin e burgjeve do të jetë në 3 drejtime:

1-Rifillimin e kufizuar të takimeve  me familjarët

2-Rifillimin e dhënies së lejeve të veçanta

3-Rifillimi i aktiviteteve sociale e kulturore

Konkretisht masat e reja fillojnë nga 14 qershori për një periudhë në monitorim nga të gjitha strukturat shëndetësore. Konsiston konkretisht në:

Rifillimin e lejimit të takimeve, 1 takim në muaj, me distancë, kontroll shëndetësor kur familjari duhet të paraqesë dokumentin e testit apo vaksinimit, apo teste të tjera që tregojnë se kanë kaluar COVID.

Lexo edhe :  Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë problemi dyshohet

Gjatë takimeve do të respektohen masat anticovid. Për të miturit e dënuar 4 takime në muaj.

Po ashtu do të vijohet të ruhet praktika shumë e mirë e komunikimeve online me Skype. Gjithashtu do të rifillojnë dhëniet e lejeve të veçanta, të datës 22 janar 2021, për përcaktimin e procedurave të lejeve shpërblyese apo të veçanta, do jenë vetëm për rastet mortore.

Për sa i përket rifillimit të aktiviteteve, do të respektohen rregullat anticovid, për të rehabilituar dhe edukuar të dënuarit. Do të fillojnë në mënyrë të kufizuar.

Të fundit

Revista e njohur: Turistët francezë në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë

Duke filluar nga ky vit, turistët francezë do të mund të fluturojnë lehtësisht drejt Shqipërisë – një destinacion befasues...

Akordi që shton eksportin e energjisë/ Shqipëria kthehet në lider energjitik në rajon

Marrëveshja trepalëshese midis Emirateve të Bashkuara Arabe,Italisë dhe Shqipërisë parashikon ndërtimin e një linje interkonjeksioni nënujore. për të transportuar energjinë e prodhuar nga burime të...

Marrëveshja për lidhjen nënujore të energjisë mes Shqipërisë dhe Italisë , dalin detajet

Lajmi i zbarkimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Abhu Dhabi për të nënshkruar një marrëveshje me vlerë rreth një miliard euro që përfshin...

Studimi: Përdorimi i kokainës në Francë është pothuajse dyfishuar brenda një viti

Përdorimi i kokainës në Francë pothuajse u dyfishua në vitin 2023, me 1.1 milionë njerëz që e merrnin këtë substancë të paligjshme të paktën...

“Po më shqetëson gjendja e Gjestit…”/ Psikologia e njohur bën deklaratën e papritur

Antigona Sejdiu, e njohur si psikologe dhe mjaft prezente në TV, së fundi ka folur edhe për Gjestin. Në “The Elite Way”, ajo ka treguar...

Lajme të tjera

Web TV