Deklarata e fortë e ministres Gjonaj: “Gërdeci” dhe “21 Janari” janë rikthyer dhe do u shkohet deri në fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste, ka folur për sistemin e Drejtësisë në vendin tonë, ku nuk ka lënë pa përmendur dy çështje të “nxehta” si “Gërdeci” dhe “21 Janari”.

Ajo tha se këto dy çështje tashmë janë rikthyer dhe do u shkohet deri në fund, ndërsa shtoi se qeveria po shemb drejtësinë e vjetër për të ngritur drejtësinë e re.

“Po shembim drejtësinë e vjetër, dhe po ngremë drejtësinë e re, barazi para ligjit, shpresë dhe besim për qytetarët. Reforma në Drejtësi është realitet. Të gjithë e vlerësojnë pavarësinë reale që i kemi dhënë drejtësisë së re, pastrimin e sistemit nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të paaftë. Mbështetjen për institucionet e reja të drejtësisë, për ti bërë funksionale e efiçiente.

Koha të tregojnë përgjegjshmëri e integritet, besim tek qytetarët përmes rezultateve positive.

Arritjet e para kanë filluar të jenë të prekshme. Lajmet te periudhës së fundit janë inkurajuese, tregojnë se drejtësia vonon, por nuk harron. Çështje të harruara si Gërdeci, 21 janari, janë rikthyer dhe do u çohet deri në fund”, tha Gjonaj.

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV