Mbyllet procesi i votimit në Partinë Demokratike, ja kur shpallet fituesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike. Sipas informacioneve nga PD, 76 qendrat e votimit në të gjithë vendin, pritet që të kenë marrë pjesë rreth 60% e demokratëve.

Tashmë në qendrat e votimit do të vijoi pjesa e numërimit, që parashikohet sipas rregullores pas 30 minuta nga fundi i votimit.

Por kur do të shpallet fituesi?  

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Jemin Gjana u shpreh më herët se në 3-4 orët e para pas përfundimit të votimit për kryetar do të ketë një të dhënë operative për rezultatin, por rezultati përfundimtar do të jepet vetëm paraditen e së hënës.

‘’Një të dhënë operative tek 3-4 orët pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim ti sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që ti shqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot.’’- tha Gjana./GSH

Të fundit

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Lajme të tjera

Web TV