PD bën akuza të forta për Olsi Ramën dhe Ermal Hoxhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike në një deklaratë nëpërmjet ish-deputetit Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta për vëllanë e kryeministrit Rama dhe nipit të diktatorit Enver Hoxha.

Ai ka nisur fjalimin e tij duke thënë se Edi Rama është i pafuqishëm për të luftuar krimin. Sipas tij “Forca e ligjit” nuk do të godasë trafikantët, të cilët janë në miqësi dhe biznes me Olsi Ramën duke përmendur nipin e diktatorit Enver Hoxha. Noka ka shtuar se Shqipëria ka nevojë për një kryeministër, i cili nuk është peng i krimit të organizuar.

“Edi Rama është i pafuqishëm për të luftuar krimin e organizuar sepse ai është vet krimi i organizuar me pasuritë e trafikantëve. Edi Rama e ka të lidhur pasurinë e tij me familjen e tij.

E ashtuquajtura “Forca  ligjit” mund të bënte punë shumë të madhe në Tiranë me trafikantët e drogës në miqësi dhe në biznes me vëllanë e kryeministrit. Pasuritë e Ermal Hoxhës bashkëpunëtorit të Olsi Ramës për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, nuk duhet të mbetën të paprekshme.

Fatkeqësisht raste si ky i Ermal Hoxhës, Saimir Tahirit apo Taulant Ballës me mikun e tij trafikant që merr tendera publik, tregojnë sa thellë e ka organizuar krimin në Shqipëri. Ligji në duart e Ramës është mjet që i shërben pushtetit të tij.

Për të luftuar krimin e organizuar Shqipëria ka nevojë për një kryeministër, i cili nuk është peng i krimit të organizuar.”, -është shprehur ai./Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet 2025/ Mërtiri “ia plas” Berishës: Nuk prodhon më politikë, Ramës i intereson…

Analisti, Ergys Mërtiri u shpreh se në politikën shqiptare SPAK-u është gjëja më e rëndësishme. Sipas tij, Berisha nuk...

Amerika po ecën në gjumë në një stuhi ekonomike

Nga Daron Acemoglu   Drejt nesh janë tre ndryshime epokale që do të riformësojnë ekonominë e SHBA-së në vitet e ardhshme: një popullsi në plakje, rritja...

Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk i paralajmërojnë publikisht sanksionet”. “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të penguar gjenerimin...

Falja e gjobave, kush janë kategoritë që përfitojnë

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ditën e djeshme u diskutua projekligji i cili fal gjobat e vendosura nga janari i vitit 2014 deri...

SPAK humbet sekuestron e një vile të familjes Kryemadhi

Rreth 27 ditë pas bllokimit të dy vilave të familjes Kryemadhi nga Gjykata e Posaçme, njëra prej tyre është liruar nga sekuestro pas vendimit...

Lajme të tjera

Web TV