Pamja e Shkodrës është horror, po fajin e ka elita!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga gazetari Skerdjan Dhuli

Nuk e ka fajin rinia e Shkodrës që u lëshuan si turmë e dalë nga kontrolli për të takuar yjet e Përputhen (o Zot çfarë krimi. Yje nga Përputhen ? Jo jo. Llum. Niveli ZH i shoqërisë). Fajin e ka elita.

Elita duke humbur vendin e saj si busull orientuese për rininë, e la bosh terrenin e modelit dhe atë e zuri llumi. (Do e përdor shpesh fjalën llum, se nuk kam tjetër sinonim)

Unë nuk kam asnjë fije dyshimi se emisioni Përputhen është llum.

Madje janë llum edhe ata që e zhvillojnë një format të tillë. Regjizorët e këtij emisioni dhe autorët e tij janë kryellum.

Po pse gjetën terren ? E gjetën sepse atë e la bosh elita intelektuale, shoqërore, arsimore, politike etj.

Nëse një të riu i ofron si model mësuesin cilësor, mjekun e përkushtuar apo policin dinjitoz, nuk do turret drejtë llumit. Po pse e bën ? Sepse ai nga mëngjesi në darkë sheh sesi i bjerren vlerat.

I bjerret e mira kur sheh se media nuk i ofron kurrë një shembull pozitiv. Në çdo emision ku flitet për showbiz, gjen një nga këta surrogatot e Përputhen. Madje tani i gjen në çdo studio duke komentuar edhe futboll.

E çfarë mendon një i ri kur sheh se suksesi kalon nga rrugë të tilla ? Kur sheh se si media promovon këtë produkt të fabrikuar nga vetë ajo ? Atëherë do i ndjek si shembull.

I flet njeri rinisë për mësuesin model ? Jo. Ai vep anatemohet dhe është kthyer në një figurë pa respekt.

Po mjekun e përkushtuar e respekton njeri ? Kurrë. E di njeri se Shqipëria ka mjekë të niveleve më të larta Europiane ? Jo. Media kurrë nuk i sjell ata tek publiku.

Lexo edhe :  Doktor hajduti

Po për shqiptarët që arrijnë suksese në vendet e huaja i sjell njeri si shembull ? Kurrë. Me ata merremi vetëm kur shohim se kanë sukses në arenat e mëdha dhe merremi thjeshtë se janë shqiptarë. Tërheqim pak nga lavdia e tyre nëpërmjet nacionalitetit.

Po për sportitë elitar ju flet njeri ? Kurrë. Keni parë njeri të shkojë të bëjë foto me atletin elitar Izmir Smajlaj, boksierin Gjetan Keta apo futbollistin Myrto Uzuni ? Jo. Ata nuk i sjell njeri si model. Modeli për mediat janë llumi i përputhen.

Po djemtë dhe vajzat tona që shkojnë në misionet paqeruajtëse kudo në botë, a flet njeri ? Jo. Me ta merremi vetëm nëse largëqoftë bien dëshmorë. Asokohe i bëjmë story.

Po për mjekë si Altin Veshti që janë ndër më të mirët në Europë për shërbimin e kardiopediatrisë, flet njeri ? Jo. Madje nuk e dinë që egziston. Tani që e përmenda unë, rrezik mendojnë “ça thotë ky budallai”.

Prandaj nuk duhet të ankoheni pse rinie endi pas llumit. Asaj nuk i është ofruar kurrë shembulli i mirë. Ajo ka parë sesi bëhesh i famshëm e i pasur vetëm nëpërmjet kësaj rruge.

Shoqëria jonë ka nevojë për rrokadë orientimi.

Në të kundërt, ditë më të zeza na presin…

Të fundit

Denaj: Me mandatin e 4-t garantojmë 100% ujitje të tokës bujqësore

Falë vëmendjes së shtuar nga qeveria për të investuar në infrastrukturën e ujitje-kullimit, sipërfaqja e tokës së ujitshme në...

Selami Jenishehri nuk ndalet, dorëzon në KQZ ankesë për anulimin e zgjedhjeve

Aleanca Bashkimi Popullor, Emigracioni, Ora e Shqipërisë dhe Konservatorët, e përfaqësuar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar me kryetar Selami Jenishehri, ka dorëzuar...

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston disa zyrtarë të Stambollit

Një gjykatë turke ka burgosur 18 punonjës të Komunës së Stambollit, të cilët po presin gjykimin nën akuza për korrupsion, raportoi agjencia shtetërore e...

“Kush më ndau nga Iliri s’i ka bërë llogaritë mirë”/ Paralajmëron Kryemadhi

E ftuar në një emision televiziv, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për marrëdhëniet aktuale me Ilir Metën, pas ndarjes. Deklarata e...

Miss Fushata

Edison Ypi  Djalli bërtet shumë. Bën shumë zhurmë. Të shurdhon. Të tmerron. Të dëshpëron. Duket sikur nga çasti në çast, për shkak të Djallit dhe...

Lajme të tjera

Web TV