Pas brendeve të njohura, Luana Vjollca ka arritur të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo së fundmi është bërë pjese e industrisë muzikore botërore “Sony Music Germany”.
Ka qenë Luana e cila menjëherë ka ndarë këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” ku shkruan se ia doli për veten dhe për mamanë e saj.
“Më në fund mund ta ndaj me ju këtë ëndërr. Jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e “Sony Music Industry”. Mama ja dola për të dyja ne”, shkruan Luana.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Luana paralajmëroi projektin e saj më të ri të titulluar “1mijë vjet”, projekt i cili me padurim po pritet nga fansat e saj.