Personi, i cili është në filtrat e OFL, Dashamir Gjoka nuk është i panjohur për drejtësinë pasi atij i janë sekuestruar pasuritë më parë pas një procesi, i cili kishte nisur në vitin 2015. Ky konfiskim i pasurisë me vlerë 200 milionë lekë të reja, dyshohet të jenë vënë si pasojë e një aktiviteti kriminal në Itali ku dhe është dënuar me 7.5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.
Edhe pse drejtësia ka tentuar të godasë një person me të shkuar kriminale, Dashamir Gjoka mundi të marrë pas pasuritë e konfiskua nga Gjykata për Krime të Rënda në vitin 2017.
Ndërkohë në vitin 2016 në njoftimin e Prokurorisë sqarohet sekuestrimi i pasurisë dhe e shkuara kriminale e tij.
“Prokuroria për Krime të Rënda, në zbatim të ligjit “Antimafia”, ka vendosur sekuestro për mbi 11 mijë metra katrorë truall dhe ndërtime, përfshirë biznese, si edhe për rreth 15.300 metra katrorë tokë bujqësore, të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka, nga Shijaku, Durrës, i hetuar për “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Fillimisht, Prokuroria ka marrë miratimin e Gjykatës për Krime të Rënda për vendosjen e sekuestros preventive ndaj këtyre pasurive.
Në aktet e administruara në Prokurorinë e Përgjithshme, të mbërritura nga autoritetet italiane, rezulton se shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar nga Gjykata e Apelit të Milanos më datë 29.11.2007 që është bërë përfundimtar më datë 07.10.2009, me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale të organizatës kriminale që synon shfrytëzimin e prostitucionit dhe të tjerë. Episodet për të cilat është deklaruar fajtor dhe dënuar shtetasi Dashamir Gjoka, kanë ndodhur në periudhën 1999 deri në vitin 2003. Në këto episode, shtetasi Dashamir Gjoka del si drejtues i organizatës që vepronte në Milano e Puglia, dhe që merrej që me futjen në mënyrë klandestine në territorin e shtetasit Italian të grave me origjinë nga Evropa Lindore, me qëllim prostituimi në formën e detyrimit, favorizimin dhe shfrytëzimit të prostitucionit.” , shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në sekuestro kanë qenë subjektet:
“Kompleks Shërbimesh “Gjoka”, me sipërfaqe ndërtimore prej 6949 m2, nga e cila sipërfaqe ndërtimi 2012.7 m2, si dhe sipërfaqja prej 4286.47 m2 shërben për ushtrimin e aktivitetit e përbërë konkretisht;
Objekt i ndarë në 3 kate – me emërtim “Supermarket, Bar Restorant, Motel“;
Objekt dy kate – me emërtim “Disko Bar, Palestër, Sall Lojrash“;
Objekt një kat me emërtim “Bar Kafe“-; pishinë;
Objekt qendër sportive (Motel 2 dhoma);
Objekt Qendra Sportive, Kalҫeto;
Objekt magazinë një kat.
Pemishte+trual+ndërtesë me sipërfaqe 1800 m2, e ndodhur në Sallmone, Xhafzotaj.
Tokë arë me sipërfaqe 5090 m2, e ndodhur në Sallmone, Shijak.
Tokë arë me sipërfaqe 5520 m2 e ndodhur në Sallmone, Shijak.
Tokë arë e ndodhur në Qerret Katund i Ri me sipërfaqe 1546 m2.
Ndërtesë +truall me sipërfaqe 1247 m2 truall e ndërtesë 230 m2, e ndodhur në Sallmone, Shijak, (në të cilën është ngritur një godinë shërbimi dy kate+bodrum, sipërfaqe bodrumi 147 m2, sipërfaqe kati 710 m2).
Tokë arë me siperfaqe 3110 m2, e ndodhur ne Sallmone, Shijak.
Pasuria me sipërfaqe 928 m2, (brenda të cilës ndodhet një ndërtim 160 m2, dhe truall 400m2).
Tokë arë me sipërfaqe 3700 m2, me adresë Sallmone-Xhafzotaj.
Tokë arë me sipërfaqe 1980 m2, me adresë Sallmone-Xhafzotaj.
Shoqëria “Gjoka“ sh.p.k.,së bashku me të gjithë asetet e saj./Fjala.al