Berisha “non grata”, Gjonaj: Respektoj vendimin e DASH, arsyet e forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën në News24, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, komentoi vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa e konsideroi një vendim goxha të rëndë, Gjonaj tha se ai ka pasuar një proces të gjatë të DASH, i cili më pas ka patur arsyet e veta që e ka bërë publike.

“Ju thash që përsa kohë që DASH ka ndjekur një proces të gjatë e të thellë për të dalë në një vendim të tillë, që është një vendim goxha i rëndë besoj që kanë patur arsyet e tyre për ta nxjerrë këtë e për ta bërë publike”- tha Gjonaj, ndërsa foli edhe mbi urdhrin e fundit ekzekutiv të Presidentin Biden.

Pjesë nga Intervista:

 

PYETJA: Cfarë komenti keni për shpalljen non grata të zotit Berisha nga DASh?

GJONAJ: Ky është një vendim që nuk ka nevojë për komente të askujt prej nesh, sepse unë respektoj vendimin e DASh dhe besoj që në këtë kuadër vetë DASH ka ndjekur një proces të gjatë të thellë, për sa kohë që ka dalë në këtë vendim dhe besoj se nuk është vendi për të komentuar.

PYETJA: A duhet të ishte i pari z. Berisha?

GJONAJ: Ju thash që përsa kohë që DASH ka ndjekur një proces të gjatë e të thellë për të dalë në një vendim të tillë, që është një vendim goxha i rëndë besoj që kanë patur arsyet e tyre për ta nxjerrë këtë e për ta bërë publike.  Por ajo c’ka është shumë e rëndësishme, dhe besoj që nuk kanë interes komentet aq sa ka interes qasja e partisë e cila mbështet ose jo raste të tilla, nëse i referohem korrekt fjalimit të kryeministrit në kongres, e tha qartëisht që partia nuk do të shërbejë për asnjë deputet asnjë ministër apo anëtar partie, nëse do të ketë probleme me ligjin, korrupsionin apo problem paligjshmërie. Ndërsa fatkeqësisht nga ana e PD, pamë një qasje tërësisht ndryshe duke e marrë në mbrojtje z.Berisha. Dhe unë besoj që nuk është normale të kemi dy standarde. Kur në momentin që SHBA na mbështesin ne, ne themi që ata janë më të mirët, dhe kur japin një vendim të tillë, themi që ‘jo ky nuk është një vendim i drejtë’. Besoj se ky është komenti im në këtë gjë.

Lexo edhe :  Shpifjet e Bardhit,tipike të Berishës. /Gjikondi: Rama ka shkak ligjor ta procedojë

PYETJA: A mund të pasohet kjo edhe në emra të tjerë? Si e lexuat urdhrin e Biden?

GJONAJ: Ishte një urdhër që prek më shumë se sa Shqipërinë. Është më i gjerë, dhe ne e kemi parë në shumë raste që kanë qenë publike nga DASH që mund të kenë patur situata të ngjashme. Por ne kuptojmë që me vendimin e presidentit Biden, janë vendosur disa standarde të reja, është vendosur një kufi për sa i përkes atyre që ushtrojnë funksione publike me të gjitha vendet dhe jo e lidhur detyrimisht me SHBA.

PYETJA: A mund të krijojë kjo një formë frike apo hezitimi te politikanët shqiptarë?

GJONAJ: Unë nuk besoj të krijojë një ndjenjë frike. Kur ti je një politikan, një funksionar që vepron në respekt të ligjit në respekt të qytetarëve, duke mbajtur integritetin si cështjen kryesore në cdo veprim që kryen besoj që nuk ka asnjë vend për frikë apo për t’u intimiduar nga vendime të tilla.

PYETJA: A do të kemi vërtetë ‘peshq të mëdhenj’ nga SPAK?

GJONAJ: SPAK ka nisur të japë sinjale pozitive për cështjet që po ndjek. Për sa kohë po ndjekin cështje, janë sinjale që do të tregojnë që SPAK nëse do të ketë prova dhe fakte për cështje të caktuara, edhe për politikanë do të jenë absolutisht pjesë e procesit të tyre./BalkanWeb

 

Të fundit

2025-a, viti i “rilindjes” së energjisë bërthamore?

Kërkesa mbarëbotërore për energji elektrike po rritet jashtëzakonisht shumë – qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale kanë p.sh....

Ankimimi për “arrestin e shtëpisë”, Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën për Berishën

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot 17 janar 2025 ankimimin e kreut të PD-së, Sali Berishës për masën e sigurisë “arret shtëpie” të caktuar për privatizimin...

Balla sfidon live Jozefina Topallin: Hajde të shkojmë bashkë dorë për dore në …

Drejtuesja e PD për votën e diasporës, Jozefina Topalli, mendon se diaspora shqiptare ka 2 arsye përse duhet të votojë opozitën. Ajo shprehu edhe një...

Nga Vuçiç tek Osmani, zbuloni pagat e presidentëve të Ballkanit

Pagat e politikanëve gjithnjë ngjallin interes. Këtë herë shumë media janë ndalur tek pagat e presidentëve të Ballkanit. Referuar  të dhënave zyrtare nga kabinetet e...

Çfarë përmban marrëveshja 100-vjeçare mes Ukrainës dhe Britanisë?

Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vjeçare të enjten, ku Britania zotohet t'i sigurojë Ukrainës 3.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake këtë vit. Marrëveshja u njoftua...

Lajme të tjera

Web TV