Kolaudimi i makinave/ DPSHTRR: 2,607 mjete nuk kanë kaluar kontrollin teknik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolaudimi i mjeteve ka ecur me ritme pozitive që prej fillimit në 31 maj të këtij viti. Edhe pse aktualisht po kryhet  kontrolli teknik vetëm për disa lloje mjetesh, të tilla si kamionë, autobusë, taksi, mjete shtetërore apo ambulanca, brenda një muaj janë kolauduar 15,167 mjete.

Sipas të dhënave të siguruara pranë DPSHTRR-së rezulton se numri më i madh i mjeteve të kolauduara janë mjetet 4+1 dhe 8+1, ku përfshihen mjetet shtetërore, taksitë, furgonët e transportit të mallrave apo pasagjerëve apo edhe makinat e importuara dhe që nuk janë kolauduar. Janë mbi 10 mijë mjetet të kolauduara që i përkasin kësaj kategorie.

Më pas janë 3.179 kamionë që i janë nënshtruar kontrollit teknik, ndjekur nga autobusët me 1156 kolaudime, më pas janë rimorkiot me 617 si dhe motomjetet me 120 kontrolle.

Edhe pse ka më pak se një muaj që ky shërbim ka rifilluar nuk e kanë kaluar kolaudimin 2,607 mjete të cilave u është kërkuar ri-testim për shkak të problemeve që kanë shfaqur. Pra rreth 17% e mjeteve që janë paraqitur për kolaudim nuk kanë kaluar, prej të cilave 667 makina rrezikojnë të mos qarkullojnë në rast se nuk  e kalojnë për herë të dytë kolaudimin.

 

 

Të fundit

“Shokët” e burgut votojnë Ilir Metën, fiton shumë vota te “313”-ta

Ndërsa ndodhet i paraburgosur në Burgun 313, Ilir Meta ka qenë njëkohësisht edhe kandidat në listën e hapur të...

Shqiptare apo greke? Mami Rebeka tregon si e do nusen për Laertin

Laert Vasili ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 4” foli për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme...

Rama me António Costa, apel liderëve të rajonit: Mos e humbni këtë moment!

Anëtarësimi në BE dhe situata në rajon kanë qenë dy temat e diskutuar sot mes kryeministri Edi Rama dhe presidentit të Këshillit Europian, António...

Osmani pas takimit me liderët: Diskutuam pasojat e Kosovës nga lëmshi i Kuvendit

Pas takimit me liderët politikë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani është shprehur se diskutimet e sotme kanë qenë të fokusuar...

Një tjetër tërmet godet Turqinë qëndrore, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet 5.2 ballë ka goditur Turqinë qëndrore! Epiqendra e tërmetit u shënua në zonën e Kulu të Konyas me një thellësi prej 18.73...

Lajme të tjera

Web TV