Euro 2020/ Festimi i golit më i bukur, sulmuesi tmerron gazetaren që bën sikur feston(Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja mes Hungarisë dhe Francës në Budapest është përjetuar mes një entuziazmi që e kishim harruar për shkak të pandemisë, pasi në tribuna kishte një numër shumë të madh tifozësh, meqë Hungaria ka lehtësuar masat anti-COVID. Entuziazmi i mijëra tifozëve që këndonin në kor kanë bërë padyshim ndeshjen më të bukur.

Sigurisht, shpërthimi më i madh i tifozerisë ishte kur Fiola shënoi në shtesën e pjesës së parë golin e avantazhit dhe shkoi të festonte poshtë një tribune. AI është një festim i cili në fakt do të mbahet mend gjatë për atë që ndodhi.

Anësori i Hungarisë kapërceu një kordon rrethues dhe e gjeti veten para një tavoline pune të një gazetareje, e cila as nuk e priste një gjë të tillë. Ai goditi me dorë tavolinë  e saj duke e tmerruar për një çast. Megjithatë, ajo arriti të reagonte me shpejtësi dhe bëri sikur po festonte, duke dhuruar një skenë jashtëzakonisht humoristike që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në pak minuta dhe që tani është zgjedhur si festimi më i bukur i Euro 2020. /vipsport.al/

 

Të fundit

“U çakordova fare”/ Çfarë ndodhi me Kiarën në skenën e “Portokalli”?

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e...

“Do ta çojë botën në kaos”, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë

Një seri e pandalshme tërmetesh që janë regjistruar pranë Campi Flegrei pranë Napolit, ku kohë më parë ka qenë një vullkan në Itali, ka...

Shpërthimi në Fushë-Krujë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk u cenua jeta e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në burgun e Fushë-Krujës. Në reagim thuhet se shpërthimi...

Gjërat që njerëzit me IQ të lartë bëjnë sikur i pëlqejnë, por në fakt i urrejnë

Të jesh shumë inteligjent nuk do të thotë që gëzon çdo situatë që shoqëria e konsideron “elitare” apo “intelektuale”. Njerëzit me IQ (koefiçent inteligjence)...

Ferri im

Nga Edison Ypi Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus që mezi duket me mikroskop....

Lajme të tjera

Web TV