U fotografuan duke pirë cigare, lojtarët përjashtohen nga Kombëtarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli për çështjet emergjente i Federatës së Futsallit të Kosovës ka zhvilluar një mbledhje dhe ka analizuar pjesëmarrjen e përfaqësuese në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të 2022-it në Gjeorgji.

Rezultati jo i mirë i Kosovës, duke mos përmbushur objektivat e saj për kualifikim për rrethin elitë është një nga pikat që është diskutuar në këtë mbledhje raporton “Telegrafi”.

“Këshilli për çështje emergjente ka analizuar me kujdes edhe paraqitjet individuale dhe sjelljet e futbollistëve në këto ndeshje, duke konstatuar se sjellja e disa futbollistëve nuk ishte në nivelin e duhur përfaqësues, për shkak se mbajtja dhe mbrojtja e fanellës së Kombëtares së Kosovës janë detyra të shenjta për secilin futbollist, që kërkon sjellje dinjitoze jo vetëm në lojë por edhe jashtë lojës”.

Lojtarët të cilët janë fotografuar duke pirë cigare janë përjashtuar nga skuadra e përfaqësueses.

“Kështu që lojtarët, Oso Gjinovci, Bajram Ramdani dhe Dardan Topilla, gjatë udhëtimit për në Gjeorgji kanë pasur sjellje që nuk përkojnë me rregullat e etikës, ndaj Këshilli për Çështje Emergjente ka marrë vendim për përjashtimin e tyre nga ekipi kombëtar.

Këshilli për Çështje Emergjente beson se kjo masë do të ndikojë tek këta futbollistë dhe tek të tjerët që të kenë kujdes, kur veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe mbrojnë ngjyrat e shtetit të Kosovës”,-thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova mori një fitore dhe pësoi dy humbje në Gjeorgji, duke u eliminuar nga raundi parakualifikues./Fjala.al/

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ GJKKO cakton detyrim paraqitje për pesë persona

Masa sigurie për çiftin Veliaj. Agjentët e Byrosë kombëtare të Hetimit kanë shkuar në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës,...

Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark. Ditë pas sotmes, në Prishtinë do të shpallen fituesit....

Arrestimi i ministrit të Kurtit, kryeprokurori i Prizrenit: Sulmoi dhe gjatë zgjedhjeve

Pas arrestimit mbrëmë të ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, sot Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha në një...

Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi. Banka e Shqipërisë...

Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit

Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk...

Lajme të tjera

Web TV