Vendimi i Këshillit të Ministrave: Garda e Republikës do të marrë në mbrojtje ambasadorin Soreca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka vendosur në mbledhjen e djeshme që të miratojë vendimin që Garda e Republikës të marrë në mbrojtje ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare theksohet që garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.

VENDIMI I PLOTE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

1.Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete:
1. a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
2.Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte:
1. a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në                  shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.
3.Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR Edi Rama

Të fundit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme...

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi...

Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Tensioni i lartë i gjakut është një diagnozë e shpeshtë gjatë kontrolleve rutinë dhe lidhet me një rrezik më të madh për infarkt, goditje...

Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Banorët e fshatrave Spanesh dhe Kazie në Rrogozhinë kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të flakëve që rrezikojnë seriozisht jetën...

Gjoba për ata që shikojnë përmbajtje të piratuar në Greqi është deri në 5,000 euro

Në Greqi kanë hyrë në fuqi dënime të reja për qytetarët që përdorin shërbime IPTV të piratuara, dhe shumat janë shumë më të larta...

Lajme të tjera

Web TV