Zvicra heq kufizimet për shqiptarët.
Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se nga sot, 26 qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër.
Për të gjithë ata që zgjedhin Zvicrën si destinacion, mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Zvicra u shtohet vendeve si Austria, Holanda dhe Belgjika, të cilat nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare.