Plas edhe në Durrës, 40-vjeçari nga Berati plagos me thikë dy sirianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi plagosi me thikë dy sirianë. Policia njofton se autori Oligert Qama është nga Berati dhe sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme teksa sirianët janë nën kujdesin e mjekëve në spital.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar.

 

 

Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV