Dosja ‘Tërmeti’/ Si u liruan ish-kryekomunarët e djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot Gjykata e Apelit ka ndryshuar tërësisht masën e sigurisë për ish-zyrtarët lokalë që u mbajtën në qeli për dosjen “Tërmeti”. Edhe pse ishte një nga operacionet policore më të befasishme, ku  u kryen arrestime vetëm në zona ku nuk ishte pësuar asnjë viktimë apo i lënduar, gjykata ka vendosur të lirojë nga masa e arrestit me burg dy ish-kryekomunarët e djathtë Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuqia.

Më herët, ishin lënë të lirë dhe në masa ma të lehta pjesa më e madhe e të arrestuarve, ndërkohë që dy ish-zyrtarët lokal bashkë me 4 persona të tjerë u mbajtën në arrest me burg. Operacioni i policisë për ndalimin e 31 personave si përgjegjës për dëmet e tërmetit në periferinë e Tiranës dhe në bashkinë e Vorës përfshiu drejtues teknikë të firmave të ndërtimit, zyrtarë dhe ish-zyrtarë si dhe individë, që sipas akuzës kishin ndërhyrë në strukturat e godinave të ndërtuara para viteve ’90.

Më 15 janar, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe drejtues të Policisë njoftuan në një konferencë për shtyp ndalimin e 31 personave dhe procedimin e 11 të tjerëve për dëmet e tërmetit, mes të cilëve edhe ish-kryetarë të komunave të Farkës dhe Kasharit. Por Gjykata e Tiranës rrëzoi shumicën e kërkesave të Prokurorisë dhe vlerësoi se 6 ndalime ishin kryer në mënyrë të paligjshme. Vetëm shtatë prej të ndaluarve u lanë në masën e “arrestit me burg”, mes të cilëve edhe dy ish-kryekomunarët e njohur, të goditur disa herë nga drejtësia Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.

Gjykata vendosi të dërgojë në shtëpi 11 prej të akuzuarve, duke vendosur ndaj tyre masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa 12 të ndaluarit e tjerë do të hetohen në masën e “arrestit shtëpiak”.

Lexo edhe :  Punonjësi i policisë së burgjeve i jep fund jetës, qëllon veten me armë në banesë (Emri)

Më herët, prokurorët e çështjes, Erion Imeraj dhe Alket Mersini kërkuan nga gjykata që t’i vlerësonte arrestimet të ligjshme dhe të vendoste qëndrimin në burg për 19 prej tyre. Prokurorët kërkuan gjithashtu caktimin e arrestit shtëpiak për 7 të ndaluar dhe “detyrim paraqitje” për 4 të tjerë. Avokatët kërkuan nga ana e tyre lirimin e të gjithë të pandehurve, duke i konsideruar arrestimet të paligjshme.

U evidentuan dukshëm paqartësi në veprimet e kryera nga Prokuroria kundrejt të proceduarve të cilët u ndaluan me bujë të madhe. Në seancën e shqyrtimit të masës së sigurisë gjykata fiksoi faktin: Organi procedues ka qenë i paqartë në disa raste kryesisht në konfirmimin, komunikimin dhe qëndrimin për personat e dyshuar në lidhje me akuzat që u atribuohen dhe në lidhje me mënyrën se si ka komunikuar aktet procedurale me cilësinë e personave të ndaluar!

Prokuroria pretendon se në lejet e dhëna nga këta ish-zyrtarë mungojnë studimet sizmologjike, të cilat për një kategori ndërtesash, ato mbi shtatë kate është akt i domosdoshëm; si dhe dokumente të tjera në funksion të marrjes së lejes së ndërtimit. Për objektet e legalizuara, prokuroria thotë se mungojnë aktet për qëndrueshmërinë e tyre duke i cilësuar ato si të domosdoshme. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV