Shkuan në Pukë për të kultivuar kanabis, në pranga 4 të rinjtë nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Pukë, të akuzuar për kultivim kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Ervin Himollari, Alfred Limani, Jashar Hilaj, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës.

Sipas Policisë, dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati 1800 kubikë me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Ushtarët qëllojnë për vdekje të paktën shtatë minatorë në Ganë

Të paktën shtatë persona janë vrarë në një përleshje me ushtarë në detyrë në një minierë në rajonin qendror...

Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nuk pati dakordësi për miratimin e kalendarit të punimeve parlamentare për periudhën 20 janar - 7 shkurt 2025. Kalendari...

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Gati strategjia e hetimit të krimit zgjedhor

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ka deklaruar se do të publikojë strategjinë e hetimit të krimeve...

Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet. Recesioni vazhdon, po pse?

Julian Gamper është nën presion. Ai jo vetëm që punon në kompaninë e tij, por së bashku me vëllain e tij Axel, ai drejton...

Sot betimi i Donald Trump, emigrantët ilegalë në SHBA përgatiten për skenarin më të keq

Emigrantët në SHBA janë përgatitur për dëbime masive që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor, por raportet se fokusi i tij fillestar...

Lajme të tjera

Web TV