42-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në pikën kufitare të Hanit të Hotit 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Falë bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit Shkodër, falë edhe kontrollit të detajuar të dokumentacionit, në hyrje u arrestua shtetasi Uka Beganaj, 42 vjeç, banues në Cetinje, Mali i Zi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, pasi Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me vendimin e datës 08.07.2020 e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden Gjermani dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

Të fundit

Dy zarfe të zinj në shtëpinë e ‘Big Brother’, çfarë do të ndodhë sonte me Gjestin?

Gjesti tronditi banorët me veprimin e tij duke kaluar murin rrethues së shtëpisë, gjë e cila u pasua me...

Shtëpia e Bardhë mohon “kurthin” ndaj Zelenskyt: Donim vetëm një marrëveshje për paqen

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pretendon se përplasja verbale midis Donald Trump,  JD Vance ë dhe Volodymyr Zelensky nuk ishte e...

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok?

Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako tha për Scan...

Dibër, muajt e parë të vitit me fluks të shtuar virozash në spitalin rajonal

Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një fluks të shtuar të të prekurve nga virozat stinore. Mjekja infeksioniste pranë Spitalit Rajonal Dibër,...

Studimi i ri: Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në...

Lajme të tjera

Web TV