I këputi këmbën të resë, por e liruan nga burgu/ Prokuroria kërkon ndryshimin e masës për Jehon Breçanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jehon Breçani, autori i aksidentit të frikshëm në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku u fut me makinë në trotuar dhe plagosi një këmbësore, është liruar nga masa “Arrest me burg” dhe  tashmë ndodhet në shtëpi.

Vendimi u dha dje, por prokuroria nuk është pajtuar me gjykatën.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest me burg” për djalin e ish-drejtorit të policisë, Erzen Breçani.

I riun përplasi një vajzë 23-vjeçare më 10 qershor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Mjekët u detyruan që t’i prisnin njërën këmbë Xhesina Gegës pas dëmtimeve që mori. Por pavarësisht aksidentit të rëndë, gjykata vendosi që ta lirojë nga burgu të riun.

Të fundit

Turizmi në ekonomi / Specialistët sugjerojnë përdorimin e lekut dhe jo të valutës

Zhvillimi i turizmit vitet e fundit është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm dhe në rritje të vrullshme,...

Rama ne gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj

Në gjunjë dhe me foulard (shall mëndafshi i lehtë) si dhuratë. Me këtë paraqitje, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nderoi homologen italiane Giorgia Meloni duke përshëndetur mbërritjen e...

Sa e varur është Shqipëria nga importi?

Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se importet shqiptare të produkteve ushqimore gjatë 11-të muajve të vitit 2024 arritën në 96 miliardë lekë....

Masakra e Reçakut/ Begaj: Denoncimi i ngjarjes ndryshoi historinë e Kosovës

Presidenti Bajram Begaj në rrjetet sociale ka përkujtuar Masakrën e Reçanit. Begaj shpreh mirënjohje për ambasadorin amerikan William G.Walker dhe e thekson si “Kalorësi...

Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?

Më shumë tarifa, ngadalësimi i emigracionit përgjatë kufirit meksikan, largimi nga Marrëveshja e Parisit dhe një mori faljesh. A është kjo ajo që SHBA...

Lajme të tjera

Web TV