E bujshme/ Mercedes lë Formula 1, Hamilton i bashkohet Ferrarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i Mercedes nga garat e Formula 1 si dhe kalimi pilotit më të mirë të saj, Lewis Hamilton te skuderia e Ferrarit është lajmi që i ka befasuar të gjithë.

Britaniku dominoi garat e vitit të kaluar me Mercedesin duke u shpallur edhe kampion për të gjashtën herë, teksa tani duket se është shumë afër për t’u bërë pilot i gjermanëve.

Shefi ekzekutiv i Ferrarit, Louis Carey Camilleri tha për mediet se Hamilton ka zhvilluar bisedime me kryetarin John Elkann.

“Është plotësisht e parakohshme, ne do t’i shikojmë mundësitë tona në kohën e duhur dhe do të shohim se cila është më e mirë”,- është shprehur Camilleri.

Marrëveshja mes Ferrarit dhe kampionit të Formula 1 mund të arrihet në vitin 2021 dhe nga mediet vendase raportohet se bisedimet midis palëve janë në rrugën e duhur.

Hamilton ndodhet tashmë vetëm një trofe më pak se legjenda e Formula 1, Michael Schumacher.

Garat e Formula 1 do të rikthehen në muajin mars të vitit 2020, me një sezon të ri, ku priten ndryshime të shumta dhe surpriza./Fjala.al/

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV