Braçe ‘dush të ftohtë’ prokurorëve e gjykatësve: Më thoni një person të dënuar me 15 vjet burg për armëmbajtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Erion Braçe është në një linjë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Bledi Çuçi sa i përket rolit të gjykatave dhe prokurorëve në dënimin e të arrestuarve për armëmbajtje pa leje.

Sipas ligjit, mbajtja e armëve pa leje në ambiente publike apo të hapura për publikun dënohet me 5-7 vjet burg dhe në rast se fenomeni është i përsëritur dënimi shkon në 7-15 vjet burg.

Zv. Kryeministri thotë se problemi është se abuzuesit marrin dënime të lehta, prandaj shpesh bëhen edhe përsëritës të veprës penale.

Ai sfidon prokurorët dhe gjykatësit që të thonë një emër të një përsëritësi të veprës penale “armbëmbajtje pa leje”, të dënuar me 15 vjet burg.

Mesazhi i plotë i Erion Braçes:

MBAJTJA E ARMEVE PA LEJE  NE MAKINE, MOTORR ETJ, NE AMBJENTE PUBLIKE APO  TE HAPURA PER PUBLIKUN; DENOHET NGA 5-7 VITE BURG! KUR MBAJTJA E ARMEVE PA LEJE ESHTE E PERSERITUR; DENOHET NGA 7-15 VITE BURG!

Tani, PAVARESIA E DREJTESISE, PROKURORISE E GJYKATES ESHTE INTERES PUBLIK! Pra PAVARESIA e DREJTESISE, duhet ti sherbej publikut!

Pavaresia eshte nje suvenir ne rastin me te mire nese nuk permbush sherbimin ndaj publikut;

Perdorur gjeresisht per korrupsion individual e korporativ deri pak kohe me pare ne sistemin e Drejtesise. Pavaresia nuk eshte mos bashkepunim ne permbushje te interesit publik;

Kemi nje problem kombetar prej vitit 1996-te e vijim: ARMEMBATJEN PA LEJE!

Kemi ashpersuar ligjin,  kemi ndermarre aksione,  kemi bere amnisti etj etj, por te gjithe bashke nuk ja kemi dale! Natyrisht, policia e ndjen fort kete problem, e ka element te cdo ngjarje kriminale, e ka edhe perballe kur shkon te godase; Une mendoj qe edhe prokurori edhe gjykatesi duhet ta ndjeje ate qe ndjen qytetari por edhe polici.

Lexo edhe :  Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Shiheni ligjin edhe nje here; DENIMET NISIN ME MINIMUMI 5 VITE BURG E ARRIJNE NE 15! Nje pyetje per prokurore e gjykates; I KENI DHENE KUJT NDER PERSERITES 15 VITE BURG PER ARMEMBAJTJE PA LEJE?!

Nje, te vetem! Afermendsh, qe cilido gangster, bandit, trafikant, rrugaç qe e ka bere armen gjymtyre, nuk pranon 5 vite burg minimumi e jo me 15 te tille heren e dyte; KA FRIKE!

Por frika vjen nga veprimi,  zhbehet nga korruptimi! Nje gangster, bandit, trafikant, rrugaç nuk do bente trimin me 5-15 vite burg, nese nuk do e kish nje polic qe nuk sheh ne vend ngjarje, nje OPGJ qe e mbeshtet, nje prokuror qe legjitimon te dhenat e rreme e nje gjyqtar qe i ve vulen! KJO PAVARESI DUHET TE MARRE FUND! Ajo qe na vlen eshte PAVARESIA ligjore ne bashkepunim per te luftuar forte, qarte, ashper, ligjerisht e ne menyre te barabarte, ARMEMBAJTJEN PA LEJE!

BASHKE DHE TE PAVARUR! Pershembull; Pse gjyqet per armembajtje pa leje goditur ne kushte flagrance, behen ne 6,9,12 muaj?

Pra, banditi eshte kapur ne flagrance me arme pa leje ne makine, motorr, dyqan, lokal, bulevard etj; LIGJI THOTE 5-7 VITE BURG! Pse gjyqi zgjat me muaj? Pse denohet me pak se 5 vite?/Gazeta SHQIP

 

Të fundit

Veliaj takim me homologët gjermanë/ Marrim përvojë për projektet në shkolla!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim homologët e tij gjermanë, kryebashkiakët e Ulm dhe...

Raporti i FIFA-s zbërthen merkaton e futbollit shqiptar/ Milionat e fituara nga klubet

Klubet shqiptare kanë ulur numrin e afrimeve gjatë merkatos së janarit në raport me vitet e kaluara, ndërsa kanë rritur “eksportin” jashtë. Ky është...

Bohemi blu dhe rock-u transformist

(Një vështrim mbi stilin poetik të poetit Kliton Nesturi) Nga Pol Milo Kur banda e legjendare e rock-ut, Deep Purple, nxorri albumin The House of Blue...

8 Shkurt 1904/ Nis Lufta Ruso-Japoneze

Pas refuzimit nga Rusia të planit japonez për të ndarë Mançurinë dhe Korenë në sfera ndikimi, Japonia nis një sulm të papritur detar kundër...

“Roasting Marshmallow”: Një ekzoplanet i kuq i nxehtë që bie shi rubinësh dhe safirësh

WASP-121b, i mbiquajtur "alte i pjekur", është një ekzoplanet që arrin temperaturat prej 2500 gradë Celsius. Këtu bie shi metal i lëngshëm, rubin dhe...

Lajme të tjera

Web TV