E thotë dhe shkenca, mendimet negative ju shkaktojnë kancer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ndjejnë emocione negative ndonjëherë, por këto ndjenja kanë një efekt më të fortë në shëndetin tuaj sesa mund ta mendoni.

Sa herë që mendoni për gjëra negative, përjetoni pakënaqësi ose kujtoni momente të këqija, trupi juaj vuan po aq sa mendja juaj. Kjo është arsyeja përse mbartja e emocioneve negative mund t’iu shkaktojë sëmundje shkatërruese afatgjate.

Por ekziston një zgjidhje e thjeshtë, ajo është falja.

Problemi qëndron se, kultura jonë duket se e percepton faljen si një shenjë dobësie, nënshtrimi ose të dyja. Dhe kjo e bënë shumë më të vështirë punën për të falur njerëz që ju kanë bërë ‘keq’.

Sipas qendrës më të mirë të shkencës, largimi i energjisë negative është shumë i rëndësishëm.

“Psikologët përgjithësisht e përcaktojnë faljen si një vendim i vetëdijshëm, i qëllimshëm për të larguar ndjenjën e pakënaqësisë ose hakmarrjes ndaj një personi ose grupi, pavarësisht nëse e meritojnë ose jo faljen tuaj.”

Është e rëndësishme të theksohet se falja është një proces , jo një ngjarje.

Sipas doktor Steven Standiford, shef në Qendrën e Trajtimit të Kancerit në Amerikë, shprehet se refuzimi për të falur njerëzit që ju kanë bërë ‘keq’ ju sëmur.

“Është e rëndësishme për të trajtuar plagët emocionale ose çrregullimet sepse ato me të vërtetë mund të pengojnë përmirësimin e njerëzve ndaj trajtimeve.”. tha Standiford.

Kur bëhet fjalë për sëmundjen më të frikshme të shekullit të kaluar , falja mund të luajë një rol edhe në parandalimin e kancerit.

Doktor Michael Barry, autor i librit ‘Projekti i Faljes’ vlerëson se 61% e pacientëve me kancer e kanë problem faljen.

“Mbajtja e këtyre emocioneve negative, këtij zemërimi dhe urrejtjeje, krijon një gjendje ankthi kronike.”

“Ankthi kronik prodhon shumë adrenalin dhe kortizol, i cili varfëron prodhimin e qelizave vrasëse natyrale, që është ‘ushtari’ i trupit tuaj që lufton kancerin.”, shpjegoi ai./Fjala.al

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV