Ramës “s’i del inati” me BE: Ne dukemi si një beqar që i thotë nuses “nëse s’martohemi, do më marrin bushtrat e tjera”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Samitin e Prespës, ku po flitet për perspektivat e reja të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rama iu kthye dhe njëherë temës së negociatave, për të cilat BE nuk vendosi as këtë vit për shkak të vetos së ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duken në sytë e BE si “dhëndri që i thotë nuses nëse nuk martohemi bashkë, do më marrin bushtrat e tjera”. Mirëpo, kryeministri sqaroi se dy vendet nuk do të shkojnë drejt fuqive të treta, por do të qëndrojnë në rrugëne e tyre drejt Europës.

“Nuk ka ç’të humbim, por ka ç’të fitojmë. Bëmë një deklaratë dhe nuk iu thamë njerëzve që nëse ju nuk na doni, ne do shkojmë drejt fuqive të tjera. Ne dukemi si një beqar që i thotë nuses, që nëse nuk martohemi, do ketë disa bushtra që do më marrin. Jo. Ne nuk e bëmë këtë”, shtoi kryeministri shqiptar.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

U futën në procesin e Berlinit meqë u thirrëm nga baba i BE, Merkel, të gjithë deshëm të shkonim atje. Për herë të parë, të gjithë liderët u gjetëm në një tryezë.

Ne bëmë dicka të shkëlqyeshme, u mblodhëm dhe tani na duhet një stimulim. Një shtytje. Një mbështetje. Nuk ka mbivendosje mes anëtarësimit në BE dhe tregut të përbashkët të zonës Shengen.

Kjo është një tentativë për t’iu dhënë më shumë njerëzve, me gjithë potencialet e rajonit. Të na ndihmojë Zoti nëse e bëjmë sikurse e bëjnë europianët. Hungaria nuk do dhe e gjithë Europa nuk shkon përpara.

Nuk ka nevojë për konsensuse, vendimet janë të pavarura.

Lexo edhe :  Travel and Tour World: Ksamili, perla bregdetare e Shqipërisë

Nuk ka ç’të humbim, por ka ç’të fitojmë. Bëmë një deklaratë dhe nuk iu thamë njerëzve që nëse nuk na doni, ne do shkojmë drejt fuqive të tjera. Ne dukemi si një beqar që i thotë nuses, që nëse nuk martohemi, do ketë disa bushtra që do më marrin. Jo. Ne nuk e bëmë këtë.

Nuk ka nevojë të lusim, ne jemi djem të mirë, çuna të mirë, pse nuk na doni? Jo nuk do ta bëjmë këtë. Ne jemi fëmijë që rritemi. E dimë që nuk jemi gati të bëhemi anëtarë, por Konferenca e parë Ndërkombëtare, si dita e pagëzimit, si fëmijët që i drejtohen Zotit.

Nuk doni të keni Konferencë të Parë Ndërqeveritare, s’ka gjë, një konferencë më pak për ne.

Ata mund të bëjnë siç mendojnë ata ta bëjnë, të bllokojnë mekanizmin e konsensusit. Na vjen keq për ata. Ata na thonë djema ne jemi me ju, mos u mërzitni se ne ju mbështesim./newsbomb.al

Të fundit

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban...

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. “Komisioneri Shtetëror...

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa persona që shesin sende të...

Lajme të tjera

Web TV