SHBA dhuron mbi 100,000 dollarë për Byronë Kombëtare të Hetimit, Yuri Kim: Mbështesim luftën kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA do të mbështesë Byronë Kombëtare të Hetimit me 100 mijë dollarë pajisje për të gjithë hetuesit e rinj. Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjete sociale një ditë pas takimit që ka pasur ambasadorja Yuri Kim me hetuesit e BKH-së.

Kim ka deklaruar ditën e djeshme se mbështetja e SHBA-së do i inkurajojë hetuesit në punën e vështirë dhe shumë të rëndësishme që ata do të kenë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim vizitoi ditën e djeshme SPAK ku deklaroi se SHBA do t’i dhurojë hetuesve të rinj të BKH-së 100 mijë dollarë pajisje. Ambasadorja përgëzoi investiguesit e rinj, të cilët aktualisht janë në trajnim. Ata u zgjodhën mes qindra aplikantëve duke përmbyllur disa faza trajnimi me shkrim, gojë dhe teste fizike, dhe verifikime pasurie e figure. Ajo theksoi se mbështetja e SHBA-së do i inkurajojë hetuesit e rinj në punën e tyre të vështirë për të luftuar krimin e organizuar.”

Ditën e djeshme ambasadorja Kim u takua me kreun e SPAK dhe të BKH-së si dhe me hetuesit e rinj të kësaj strukture.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV