Kush është ish-basketbollisti që i vendosën sot tritol në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu në një banesë të braktisur në lagjen “Qafë Hardhi”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30, ndërsa u dëgjuan dy shpërthime të njëpasnjëshme pasi sasia e tritolit ishte e vendosur në vende të ndryshme.  Ndërsa shtëpia së cilës i është vendosur tritoli mësohet se është e Nikollë Arrës, babai i ish-basketbollistit Nikolin Arra.Sasia e tritolit ishte e konsiderueshme dhe si rrjedhojë edhe shpërthimet ishin të fuqishme. Por, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi prej pak kohësh familja Arra ishte larguar.

Ndërkaq, ish-basketbollisti Nikolin Arra, ishte larguar nga Shqipëria së bashku me familjen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka qenë pjesë e skuadrës së Vllaznisë për shumë vite.Arra ka pasur probleme me drejtësinë kur në vitin 2016, ishte njëri mes 9 të arrestuarve si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave në Shkodër, por më pas u deklarua i pafajshëm nga gjykata për akuzat që u ngritën kundër tij.

Të fundit

Lokalet heqin çadrat dhe shtesat, lirohen trotuarët në kryeqytet

Pas disa ditësh aksion, sërish inspektorët kanë dalë në terren. Grupet e IMT janë zhvendosur në terren që janë...

1969 – Shpërthen “Lufta e Futbollit” mes El Salvadorit dhe Hondurasit

Më 14 korrik 1969, shpërtheu një konflikt i armatosur i pazakontë dhe i shkurtër mes El Salvadorit dhe Hondurasit, i njohur botërisht si "Lufta...

Prishja e godinave në Theth, Berisha: Krim shtetëror, të dëmshpërblehen banorët

Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, krimin shtetëror, siç e cilësoi ai, aksionin e Policisë dhe IKMT-së ndaj banorëve...

Jonas Kepi në Shërbim të Shqipërisë: Një Diplomaci që Fillon nga Rinia

Në një kohë kur roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është gjithnjë e më i rëndësishëm, një emër i ri po fiton gjithnjë e...

“Negociatat me BE mund të mbyllen në 2027”/ Marta Kos vlerëson reformat e Shqipërisë

Në takimin e përbashkët të parlamentarëve të angazhuar në marrëdhëniet e BE-së me NATO-n, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi shpejtësinë në zbatimin e...

Lajme të tjera

Web TV