Në shënjestër krimi dhe zyrtarë të lidhur me të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Në vëmendje drejtësia. Ka disa lajme rrjesht që zëvendësojnë njëri tjetrin dhe që kanë protagonist institucionet e reja të drejtësisë. Duke nisur nga një mega oporacion të SPAK dhe antimafias italiane ku vihen nën akuzë 28 persoba dhe ku ndërmjet tyre ka dhe prokurorë apo punonjës të policisë. Dhe e gjitha kjo në kuadër të luftës kundër trafikut të narkotikëve, krimit të organizuar dhe ku përtfshihen dhe zyrtarë të shtetit. Po dy ditë më parë arrestohet për rushfet një tjetër prokuror, ashtu siç u vunë në pranga dy efektivë policie që ishn bërë vetë trafikantë, çka dëshmon për një vëmendje të shtuar për kurrupsionin në oraganet e akuzës dhe të drejtësisë. Siç përbën lajm dhe vetë vendimet e Gjykatës Kushtetiese dhe që kanë nisur të prekin çështjet delikate. Pas një periudhe të gjatë e të shoqëruar me shumë probleme të reformës në drejtësi tashmë institucionet e reja janë një realitet. Në këtë aspekt dhe pritshëmria mbi to është është e madhe. Mbrojtja ligjore që kanë siguruar në ushtrimin e funksioneve, duke patur një ndarje nga influencat politike, duhet ti shndërrojë më të motivuar në përmbushjen me profesionalitet të kompetencave që iu janë dhënë në luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Janë këto fenomene aq shqetësuese dhe pengesë në mirëfunksionimin demokratik të vendit që ishin shtysa për reformën e bërë dhe prodhimin e superprokurorëve dhe supergjyqtarëve. Dhe kjo me idenë se një e keqe e madhe duhet luftuar me superkompetenca të organeve të drejtësisë. Tashmë duhen thjesht rezultate dhe ato të jenë konkrete sidomos ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar e të lidhur me politikën. Reformimi i brendshëm, vijimi i procesit të vetingut që mund të nxjerrë në breg shumë nga ata që nuk justifikojnë pasuritë dhe nisja e bashkërendimit më efikas midis vetë institucioneve të luftës ndaj krimit, natyrisht duan kohën e tyre por kjo kohë nuk duhet të fluturojë. Është lajm i mirë kur sipas raportimit në Kuvend mbi 70% e rasteve në SPAK kalojnë në ndjekje ligjore, çka është një shifër e lartë, por tashmë pritet që shpata e drejtësisë të mos rrijë e varur. Është koha për të goditur.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV