Analiza e PD-së: “Aleatët nuk na ndihmuan, LSI-ja egoiste”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit politik të PD-së në zgjedhjet e 25 prillit si “shkaktarë” të humbjes kanë bërë aleatët brenda PD-së dhe LSI-në, që sipas tyre  “dogji” mijëra vota. Gjithashtu i kanë deklaruar Bashës se në disa qarqe të vendit PS përdori personat me rekorde kriminale të cilët kërcënuan familjet në nevojë apo disa të tjerë për vende pune.

Ditë e djeshme të besuarit e Lulzim Bashës i kanë dorëzuar raportin sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Bëhet fjalë për analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Ata në raportin e tyre kanë arsyetuar disa faktorë që çuan në humbjen e radhës së PD-së, në zgjedhjet e përgjithshme kundër Edi Ramës dhe PS-së. Sipas tyre administrata publike ka qenë e gjitha në angazhim të pushtetit, patronazhistët po ashtu. Po ashtu drejtuesit politikë të PD-së kanë arsyetuar se u dhanë shumë certifikata legalizimesh në këmbim të votave. Ata i kanë deklaruar Bashës se në disa qarqe të vendit u përdorën personat me rekorde kriminale të cilët kërcënuan familjet në nevojë apo disa të tjerë për vende pune. “Edhe fondet e tërmetit janë përdorur dy muajt e fundit para 25 prillit”, thuhet në një nga raportet e paraqitura në selinë blu. Disa drejtues politikë të PD-së janë shprehur të pakënaqur dhe me kryetarët e partive aleate, duke thënë se “ata nuk dolën në terren për të kërkuar masivisht vota për listën e Partisë Demokratike, teksa një pjesë e tyre nuk e rakorduan aktivitetin politik me drejtuesit e PD”. Kritika të forta ka pasur edhe për LSI-në. Disa drejtues kanë theksuar se refuzimi i LSI për të dalë me një listë të përbashkët me PD “dogji” mijëra vota dhe pamundësoi marrjen e shumë mandateve. Analiza për të 12 qarqet do të merret në shqyrtim në mbledhjen e kryesisë së PD që pritet të zhvillohet këtë të shtunë.

Lexo edhe :  Tmerri i ri në Tiranë... parkimi dysh

Skema

Kujtojmë që Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj të vegjël hyri në këto zgjedhje pa asnjë pushtet, pasi dogji mandatet në vitin 2019 dhe pak muaj më vonë po të atij viti bojkotoi zgjedhjet lokale. Në pikën e dytë të analizës demokratët duhet të përmendin çdo emër të personave që pretendojnë se kanë ndikuar në mënyra të jashtëligjshme në mënyrën se si do të votonin qytetarët. Në këtë mënyrë, ata që pretendojnë se në qarkun e tyre është kryer masakër elektorale, do duhet ta vërtetojnë atë me detaje duke përmendur emrin e gjithsecilit që ka ndikuar, por edhe duke e faktuar pretendimin e tyre. Nëse nuk arrihet një analizë e tillë, nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve në struktura, pasi edhe në udhëzim parashikohej që nëse nevojitet, do të ketë zgjedhje në struktura pas analizës. Drejtuesit politikë dhe ekipi i gjithsecilit do duhet të analizojë edhe ndikimin që ka pasur kandidati i çdo partie tjetër nga subjektet e tjera politike apo si të pavarur.

Të fundit

Lushnje, Balluku kërkon dorëheqjen urgjente të drejtorëve dhe administratorëve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës. Në një takim...

Rama foli! Dorëhiqen të gjithë administratorët e njësive administrative në Shkodër

Bashkia Shkodër ka bërë të ditur zyrtarisht se të gjithë Administratorët e Njësive administrative në territorin e saj kanë paraqitur dorëheqjet nga pozicionet që...

BE dhe Amerika Qendrore hedhin themelet e një partneriteti transformues ndër-rajonal

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një sallë të ndriçuar të selisë së Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 14 korrik 2025, u zhvillua një...

Sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit demokrat, trafikonte emigrantë

Një tjetër autobus i agjencisë së kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Shpëtim Ahmeti, është sekuestruar nga policia pasi është kapur duke...

Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t’i tallur me miqtë?

Festa madhështore e 18-vjetorit të Lamine Yamal ka sjellë polemika të forta në Spanjë. Ministria e të Drejtave Sociale i ka kërkuar Prokurorisë, Avokatit të...

Lajme të tjera

Web TV