Franca, sërish jo çeljes direkte të negociatave për dy vendet e Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja franceze e integrimit  Amélie de Montchalin  në një prononcim për mediat është shprehur se nuk do të ketë një po automatike nga Franca në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo u shpreh  se do presin për të parë përparimin e reformave për të dy shtetet: “Në bazë të progres raportit të ri të vlerësimit të situatës që Komisioni do të publikojë në muajin Mars, ne duhet të shohim nëse kushtet janë përmbushur dhe nëse këto dy shtete kanë bërë përparim të mjaftueshëm në reforma për të filluar bisedimet”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme, nëse duam të përgatisim një moment pozitiv në muajin Mars që shtetet anëtare të japin shpejt miratimin e tyre për metodologjinë – ose jo dhe në këtë rast ne do të vendosim se çfarë do të bëjmë më pas”, është shprehur së fundmi de Montchalin. /Fjala.al

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV