Raffaella Carrà mbajti sekret kancerin e mushkërive/ Partneri: Nuk donte që kalvari i saj personal të shqetësonte kujtimin e ndritshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja e talentuar, Raffaella Carrà, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë ishte një nga personazhet më të njohura të televizionit italian dhe më të dashurit për publikun nga mbarë bota.

Në një intervistë të mëparshme Carrà pati rrëfyer se planifikonte të tërhiqej nga skena për t’iu lënë vend artistëve të rinj por shkaku i vërtetë që pak njerëz dinin ishte sëmundja e saj.

Diva italiane ndërroi jetë të hënën në Romë në moshën 78- vjeçare, për shkak të një sëmundjeje që ajo vetë donte ta mbante të fshehtë, siç rrëfeu partneri i saj për më shumë se 35 vjet, Sergio Japino.

“Ishte një gjest dashurie ndaj adhuruesve të saj, në mënyrë që kalvari i saj personal të mos i shqetësonte kujtimin e ndritshëm ”, pohoi Japino.

Ylli i skenës italiane vuante nga kanceri i mushkërive për një vit.

Rafaela Carrà do të përcillet në banesën e saj të fundit të premten në orën 12, në kishën e Santa Maria në Ara Coeli. Në ceremoninë mortore do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të shtetit si dhe personalitete nga bota e artit.

 

Të fundit

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Lajme të tjera

Web TV