Nga Plator Nesturi
Në daljen e fundit, Guvernatori i BSH, përcolli disa lajme pozitive për ekonominë. Duken si lajmet më pa vlerë ndërsa kronikat mediatike janë mbushur me çdo deklaratë idiote të politikës e me gjithfarë lloj profetësh mediatikë, ndërkohë ekonomia përbën thelbin e gjithshkaje prej të cilave varet mirëqënia, punësimi e progresi i çdo familje dhe individi. Në shifrat e Sejkos pra, jepen tregues të një rritjeje në muajt e fundit të ekonomisë dhe kjo si rezultat i rritjes së punësimit dhe të eksporteve. Ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme gjatë vitit aktual dhe dy viteve të ardhshme. Kjo rritje do të shoqërohet me zgjerim të punësimit dhe rritje të pagave, duke krijuar premisa për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit 2022. Gjithësesi për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga pandemia përpara ka shumë sfida për të kapërcyer. Shqipëria për arsye të krizës globale ka dal nga ritmi ciklik natyror i zhvillimit të saj por që duhet shpejt te rifutet në ritmin e saj perkundrejt levizjeve politike dhe reformave ekonomike nëse në qendër të reformave vendoset produktiviteti dhe kapitali njerzor. Do të ishte një mrekulli sikur treguesi i borxhit publik te rikthehet ne nivelet e para krizës, Të jemi të ndergjegjshëm. Kriza globale ndërpreu progresin e mirë të ekonomise dhe financave shqiptare. Dalja nga kjo thyerje do te jetë afat gjatë dhe kërkon nje vemendje te medha ne mbështetjen e sektorit privat dhe rritjen e produktivitetit. Duke besuar që projektet e mëdha strategjike të lancuara nga maxhoranca për mandatin e saj të tretë, duhet të vazhdojnë ne mandatin e tretë për modernizimin dhe zhvillimin e premisave të infrastruktures fizike dhe teknollogjike, ka shumë rëndësi angazhimi dhe njerëzit që fusin një freski dhe nergji të reja. Mënyra më e qëndrueshme dhe më e sigurtë per rikthimin e ekonomisë së vendit në ritmet e larta të rritjes eshte përmisimi i ambientit të biznesit dhe të investimeve duke intensifikuar mbështetjen ndaj sektorit privat, investimet e huaja, nxitjen e eksportit dhe konkurueshmërisë së ekonomisë dhe biznesit ne tregjet nderkombetare. Duke krijuar një kornizë ligjore për një klimë pozitive dhe dinamike të biznesit dhe investimeve që forcon të drejtat e pronës dhe të kontratës si çështje sensitive në Shqipëri dhe duke u bazuar te transparenca dhe parashikueshmeria, mund të gjenerohen më shumë investime, konkurencë të ndershme, dhe një sistem të përshtatshem financiar dhe infrastrukturor.