Rita ora zbulon lidhjen me regjizorin, dalin hapur si çift

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë muajsh, Rita Ora dhe Taika Waititi kanë bërë daljen e parë publike si çift.

Megjithëse janë parë shpesh bashkë, ata kurrë nuk e kishin pranuar se ishin në një lidhje.

Mirëpo, në festën e organizuar më 4 korrik nga këngëtarja shqiptare me famë botërore për markën e saj “Prospero Tequila”, çifti ka pozuar krah njëri-tjetrit, raporton “E!News”.

Rita postoi një seri fotografish në llogarinë e saj në Instagram pas ngjarjes. Ajo shkroi, “Faleminderit të gjithë miqve të mi që erdhën në festën time @prosperotequila # 4 korrik.”
Këngëtarja ndau fotot e saj me aktoren e “The Queen’s Gambit”, Anya Taylor Joy, Jodie Smith, Joshua Jackson, Ashley Benson, Vas J Morgan dhe Kate Beckinsale. Pak ditë më parë, regjisori 45-vjeçar foli për herë të parë për fotografitë që bënë xhiron e rrjetit, në të cilat ai shfaqej në momente intime me Ritën dhe me aktoren, Tessa Thompson.

“Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka përhapet shumë shpejt. Gjithsesi, unë s’po bëja asgjë gabim. Nuk ka asnjë problem”,- ka thënë ai.

Treshja u pa në maj duke shkëmbyer puthje pasionante një ballkon në Sidnei pas një feste që zgjati gjatë gjithë natës në rezidencën e Waititi.

Vetëm disa ditë më vonë, Thompson u fotografua duke u puthur me modelin Zac Stenmark.

Aktorja dukej e dashuruar ndërsa bashkë me australianin, Stenmark, 29 vjeç, shkuan për një shëtitje në Sidnei, gjatë së cilës mezi i mbanin duart larg njëri-tjetrit.

Thompson tregoi në 2018 se ajo tërhiqet nga burrat dhe gratë njësoj, megjithëse nuk pranoi ta etiketonte veten si biseksuale.

Të fundit

‘Shqipëria Bëhet’ nis fushatën nga Vlora/ Lapaj: 11 maji, dita për të votuar ndryshimin!

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu i fushatës u...

Programi i PD/ Berisha: Do kemi Ministrinë e Familjes! Shtepiaket do shpërblehen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin elektoral të PD-së gjatë një takimi në Pallatin e Kongreseve. Gjatë fjalës së tij, Berisha...

Sudani njeh pavarësinë e Kosovës, njohja e dytë brenda pak javësh

Sudani, vend në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën, njoftoi presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Në një njoftim në X, Osmani...

Pasaporta europiane është misioni i kësaj fushate, për Shkodrën 2030 në BE

Benet Beci Të nderuar miq, Ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit.  Pasaporta europiane është misioni i kësaj fushate, me Edi Rama  dhe Partia...

“Nuk u riktheva për post apo luks”, Berisha: Dua të tejkaloj “Berishën 1 dhe 2”

“Nuk jam kthyer për post apo luks”, kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin Kuvendit Kombëtar ku prezantoi programin qeverisës. Lideri i...

Lajme të tjera

Web TV