Kthesë e papritur!/ Dyshohet se piloti tradhtonte 20-vjeçaren, kush është gruaja që hyri mes Babis dhe Carolinës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk kanë fund intrigat e pilotit grek. Së fundmi hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga burri i saj Babis Anagnostopoulos, kanë marrë një kthesë të papritur. Policia greke po dyshon se ka pasur një person të tretë në marrëdhënien e tyre. Gazetari Vassilis Lambropoulos tha se piloti 32-vjeçar kishte kontakte me një grua që ende nuk është bërë e njohur për mediat, e ndoshta kjo është arsyeja se përse Crouch donte që të largohej nga shtëpia.

Për këtë grua, e cila është rreth 40 vjeç, ka informacione sesi është njohur me pilotin, ndërsa nga hetimi rezulton se kohët e fundit, kur policia kontrolloi celularin dhe kontaktet telefonike të 33-vjeçarit, nuk ka pasur asnjë bisedë me tyre.

Megjithatë përjashtohet fakti se ajo mund të ketë lidhje me vrasjen, por tradhtia mund të ketë qenë shkaku.

Babis Anagnostopulos u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

Të fundit

“Çmime utopike”/ Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve

14 milionë njerëz në Gjermani konsiderohen të varfër, kurse për një pjesë paratë nuk kanë rëndësi. Kontrasti bëhet i...

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 25 dhjetor 2024

Sot, më 25 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet 95.2 lekë. Euro sot blihet me 98 lekë, ndërsa...

Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhje me Aeroportin e ri, hapet tenderi për projektimin

Qeveria synon të rehabilitojë linjën hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë si dhe të shtojë këtë linjë me aeroportin e Vlorës në një model të ngjashëm që po...

Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play

Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplikacioneve Google Play, si dhe për aplikacionin për mesazhe, WhatsApp, ka raportuar agjencia shtetërore e...

Me 72 persona në bord, rrëzohet avioni në Kazakistan/ Dyshohet për dhjetëra vikima

Një avion i ‘Azerbajxhan Airlines’ është rrëzuar ditën e sotme në Kazakistan, tha Ministria e Emergjencave të vendit. Sipas mediave të huaja, nga ky incident...

Lajme të tjera

Web TV