Përvjetori i masakrës së Srebrenicës, Bërnabiç: Zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin atje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se në vitin 1995 në Srebrenicë “ka ndodhur një krim i tmerrshëm”, por shtoi se zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin në ngjarjet përkujtimore atje, derisa të mos ndiqen penalisht personat që, gjashtë vjet më parë, sulmuan kryeministrin e atëhershëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në Bosnje dhe Hercegovinë sot u shënua përvjetori i 26-të i gjenocidit në Srebrenicë.

Mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në korrik të vitit 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.

“Derisa nuk dalin para drejtësisë të gjithë ata që sulmuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç – atëherë kryeministër – i cili shkoi në Srebrenicë për të shprehur respekt për viktimat dhe popullin boshnjak, ne, zyrtarët, nuk e kemi vendin atje”, tha Bërnabiç për Televizionin Prva të Serbisë.

Sipas saj, është “skandal” që askush nuk ka dhënë përgjegjësi për sulmin ndaj Vuçiçit, çfarë do të thotë se “diçka e tillë mund të ndodhë përsëri”.

“Shpreh keqardhje të madhe, sepse një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Srebrenicë dhe nuk kam asnjë problem të shpreh respekt për të gjitha viktimat”, tha Bërnabiç.

Në korrik të vitit 2015, Vuçiç mori pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë, ku disa pjesëmarrës, të pakënaqur me praninë e tij, hodhën shishe plastike dhe sende të tjera në drejtim të tij.

Gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990, Vuçiç ishte zyrtar i Partisë Radikale Serbe, e cila kishte formacionet e saj paraushtarake në fushat e betejës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci.

Vuçiç ishte pjesë e kësaj partie deri në vitin 2008, kur formoi Partinë e tij Përparimtare Serbe, e cila sot mban pushtetin në Serbi./REL

Lexo edhe :  Vuçiç në Tiranë: Mbaj përgjegjësi për vizitën në Moskë, Serbia do të ardhmen evropiane

 

Të fundit

Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para fitores së madhe

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetin e saj social pasi nuk arriti që...

Rama për ORF: Anëtarësimi në BE, një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

Në intervistën për televizionin austriak ORF, kryeministri Rama theksoi se lufta në Ukrainë e ka përshpejtuar domosdoshmërinë që BE të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor. Ai...

Vendimi, BE kërkon dalje më të lehta të azilkërkuesve në vende të treta të sigurta

Vendet e BE-së do të jenë në gjendje të refuzojnë kërkesat për azil pa i marrë në konsideratë dhe t’i transferojnë azilkërkuesit larg, sipas...

Meta urdhëron analizë për rezultatin e zgjedhjeve, për çfarë dyshon kreu i PL?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar anëtarët e partisë së tij dhe ata të kryesisë që brenda datës 23 maj të...

PD kërkesë urgjente KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e 11 majit

Në vazhdën e kontestimeve të votës së diasporës, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të mos certifikojë rezultatin përfundimtar të...

Lajme të tjera

Web TV